E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miami e fiton të parën

Nga Express më 02 qershor 2011 në ora 07:40

Nuk ishte e bukur, siç kishin pritur të gjithë. Por, ndeshja e parë finale ishte mjaft luftarake. Në fund fitoi Miami ndaj Dallasit, me rezultat 92:84, sepse gaboi më pak në momentet vendimtare. Mbi të gjitha, Heat u mbrojtën në mënyrë fantastike.

Ajo që pritej të ishte arma kryesore e Mavericks, bankina, këtë radhë nuk e ndihmoi këtë skuadër.

Edhe këtë herë, inspiruese e fitores së Miamit ishte treshja magjike, James (24), Wade (22) e Bosh (19).

Ndërkaq, Dallasin nuk e ndihmuan 27 pikët e Nowitzkit. Sidoqoftë, kjo është vetëm ndeshja e parë dhe Mavs kanë mundësi të këndellen që në duelin e dytë.

Miami – Dallas 92:84 (1’0)
Miami: James 24
Dallas: Nowitzki 27

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›