Enigmat Dinamo e Tirana

Sezoni ka përfunduar, por për dy klubet më të shquar të Superligës shqiptare, beteja vazhdon. Dinamo e Tirana kanë hyrë në një fazë kritike të jetës së tyre, gjendje që është më e rëndë për blutë, por që ka efekte dëmtuese afatshkurtëra edhe për bardheblutë.
Largimi i presidentit Besnik Sulaj nga Dinamo bëri që në klubin 17 herë kampion të Shqipërisë të hapej një gropë e madhe, e cila shpresohet të mbushet sa më shpejt. Kush do të vijë në vend të tij për të siguruar vijimësinë e një emri legjendar në futbollin shqiptar? Një enigmë e vështirë për t’u zgjidhur në një moment krize ekonomike botërore, ndërsa sporti në Shqipëri po gjen strehë gjithnjë e më shumë nën sqetullën e pushteteve lokalë.
Dinamo rrezikon jo pak, ndërsa besohet se Sulaj ka kërkuar 5 milionë euro për këdo që do të marrë simbolet dinamovite, të cilat thotë se i zotëron. Kjo shifër e vështirëson edhe më shumë zgjidhjen e problemit “Dinamo”.
Ndërkaq, të paktën akademia e bluve po vazhdon punën dhe pranë saj është edhe ish-trajneri i ekipit të parë, Ilir Daja, i cili garanton se të paktën rrënjët e klubit janë të sigurta.
Problem më vete Tirana. Zgjatja e procesit zgjedhor në Tiranë ka vënë në pikëpyetje funksionimin të paktën afatshkurtër të klubit. Bashkia e Tiranës është pronari i klubit dhe ka një zë të rëndësishëm në përcaktimin e fazës përgatitore dhe mbulimin e shpenzimeve të ndryshme. Gjendja pezull mund të bëjë që të ketë probleme lidhur me ndërtimin e një skuadre që të pretendojë titullin kampion sezonin e ardhshëm dhe të bëjë paraqitje të mirë në Ligën e Europës. Gjithsesi, skuadra nis punë sot nën drejtimin e shefit të klubit, Dimraj dhe zv.trajnerit Sengla.