Mianmar, refuzohet kërkesa e Aung San Su Ki për lirim
Gjykata supreme e Birmanisë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 18 muaj arrest, për lideren e opozitës Aung San Suu Kyi. Ky dënim do të kryhet në shtëpi, dhe jo në burg- raportojnë mediat. Gjykatësit kanë refuzuar kërkesën e apelimit të vendimit nga avokatët e saj, pasi këta të fundit pretendonin pafajësinë e personit në fjalë. Fituesja e çmimit Nobel, ishte dënuar me tre vite burgim dhe punë të detyruar pasi ka mirëpritur në shtëpinë e saj një shtetas amerikan i cili kishte hyrë ilegalisht në banesen e San Su Ki-së. Fituesja e Nobelit, aktualisht 64 vjeç, sipas autoriteteve birmaneze, ka lejuar pa lejen e këtyre të fundit, hyrjen në shtëpi të amerikanit, ndërsa ishte në arrest shtëpiak. Shtetasi amerikan kishte mundur të futej me not në shtëpinë e kryeopozitares, duke shfrytëzuar liqenin që ndodhej pranë. Ndërkaq avokatëve të lideres së opozitës në Birmani, nuk i mbetet veçse t'u drejtohen presidentit të gjyaktës supreme, autoriteti më i lartë juridik në vend. Aung San Suu Kyi ka kaluar më shumë se 14 vjet të jetës së saj gjatë dy dekadave të fundit, në burg apo në arrest shtëpiak.