Micell vizite ne Lindjen e Mesme
I derguari special amerikan per Lindjen e Mesme, Xhorxh Micell, ka riperseritur gjate nje vizite ne Izrael se Uashingtoni deshiron te shohe krijimin e shtetit palestinez. Micell i beri keto komente pas takimit me ministrin e Jashtem izraelit, Avigdor Lieberman, i cili ka hedhur poshte rifillimin e bisedimeve me palestinezet per formimin e shtetit te tyre. Me heret, Micell u takua me presidentin Shimon Peres, i cili i ka thene se fjalet per mundesine e nje sulmi izraelit ndaj stabilimenteve berthamore te Iranit "nuk jane te verteta". Izraeli gjykon se programi berthamor i ndermarre nga Irani, shtet qe refuzon te njohe ekzistencen e shtetit hebraik, eshte nje rrezik i madh dhe prezent per territorin e tij.