E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuba: Me ShBA-të bisedime vetëm si të barartë

Kumana - Kuba është e gatshme të nisë dialogun me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kusht që ky shtet të jetë mes të barabartëve dhe pa u vënë në dyshim sovraniteti i tij. Gatishmërinë për bisedime e konfirmoi dje vetë presidenti kuban, Raul Kastro.

"Ne i kemi thënë qeverisë amerikano-veriore, privatisht dhe në publik, se ishim të hapur për dialog ndaj gjithçkaje, përfshi edhe të drejtat e njeriut, lirinë e shtypit, të burgosurit politikë, gjithçka që donin të trajtonin", deklaroi Raul Kastro gjatë një takimi të anëtarëve të Alternativës Boliviane të Amerikave (Alba).

"Por kjo duhet bërë në kushte barazie, pa hijen më të vogël përsa i përket sovranitetit tonë, dhe pa shkeljen më të vogël të së drejtës për vetëvendosje të popullit kuban", deklaroi presidenti kuban.

Deklarata e kreut të Kubës vjen pas thirrjeve të sekretares amerikane të shtetit, Hilari Klinto, drejtuar regjimit kuban për demokratizimin dhe lirimin e të burgosurve të saj politikë.

Politika e ShBA-së ndaj Kubës pritet të jetë në qendër të debatit në samitin e Amerikave, i cili do të nisë sot në Trinidad Tabako.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›