Moldavi, Partia Komuniste fituese edhe pas rinumërimit
Kishiniev - Komunistët konfirmohen fitues në Moldavi edhe pas rinumërimit të votimeve që u zhvilluan më 5 prill.
“Nuk janë verifikuar shkelje dhe vjedhje të votave, pavarësisht denoncimeve të opozitës. Rezultatet e rinumërimit, sipas të cilave fitorja e Partisë Komuniste ka qenë e thellë, do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese, së cilës iu drejtua presidenti Voronin pas kontestimeve të opozitës”, deklaroi sekretari i komisionit qendror zgjedhor, Iuri Ciokan.
Kryeqyteti Kishiev u përfshi nga protesta të dhunshme vetëm dy ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve, të cilat shpallën fituese Partinë Komuniste. Komuniteti ndërkombëtar është tepër I shqetësuar për situatën në Moldavi, për shkak të raporteve, të cilat konfirmojnë keqtrajtim të qytetarëve dhe frikësimin e studentëve dhe gazetarëve.