Michael Jackson,rikthehet në skenë,seri koncertesh në Britani
Ish- popstari amerikan Majkëll Xhekson kthehet sërish në skenë. Të paktën kështu ka ndërmend. Pas viteve të fundit të mundimshme, gjatë të cilave ka kaluar shumë çështje gjyqësore dhe sjellje të tjera të pahijshme, ish-popstari po provon të rifillojë karrierën e tij artistike. Xhekson ka lajmëruar nga kryeqyteti britanik Londër një sëri koncertesh dhe që të gjithë gjatë muajit korrik të këtij viti. Pritshmëria në Londër ishte e madhe. Xhekson u shfaq pas një vonese prej dy orësh përballë gazetarëve dhe rreth dy mijë fansave që e prisnin në O2 Arena. Këngëtari, i veshur në të zeza dhe me një këmishë të dekoruar me motive argjentinase, si dhe me një palë syze dielli, ka përsëritur disa herë: "This is it", që është titulli i një sërie koncertesh që do të mbahen prej tij. "Ky është sipari. Do të jenë koncertet e mia të fundit", ka thënë Majkëll Xhekson. Ai ka folur me butësi, duke pushuar nganjëherë për të buzëqeshur, dhe nuk ka thënë tjetër, përvecse: "Do të shihemi në korrik, këto do të jenë koncertet e mia të fundit në Londër. Këngëtari, në cdo rast, do të performojë në O2 Arena në një seri prej të paktën dhjetë koncertesh. Grupi amerikan AEG, që ka në pronësi O2 Arenan, ka provuar aftësinë e Xheksonit për të qëndruar mbi skenë, duke marrë një siguri në rast se ylli i muzikës pop do të sëmurej dhe të anulonte koncertet.