E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama,në prill,në turin e parë në Evropë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama do të zhvillojë turneun e tij të parë në Europë që nga ardhja në këtë post nga 31 marsi deri në 5 prill. Turneu do të fillojë me vizitën në Londër, ku do të mbahet dhe takimi i G20-ës dhe do të vazhdojë me ndalesat në Francë e Gjermani për të përfunduar me vizitën e tij në Republikën Çeke. Obama do të zhvillojë takime të ndara me presidentin francez Nikolas Sarkozi dhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Lajmi është konfirmuaer nga Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton gjatë qëndrimit të saj në Bruksel. Klinton gjithashtu deklaroi se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të ftojnë Iranin në konferencën ndërkombëtare për Afganistanin që do të mbahet në fund të këtij muaji. Deklarata e shefes së diplomacisë amerikane përfaqëson një ndryshim të madh në politikën e SHBA-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›