E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tigrat Tamilë” mohojnë vrasjen e shefit të tyre

“Tigrat e Tamilit” përgenjështrojnë vrasjen e liderit të tyre nga forcat e sigurisë së Sri Lankës. Rebelët kanë deklaruar përmes agjencisë “Tamilnet”, e afërt me ta, se nuk u duhet besuar zërave të qeverisë së Sri Lankës.

“Lideri ynë i dashur Velupillai Prabhakaran është i gjallë”, deklarojnë rebelët. Ditë më parë ushtria e këtij vendi ndërmori një operacion masiv kundër “Tigrave Tamilë”, pas të cilit deklaroi se kishin vrarë kreun e guerilasve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›