Michael O’Reilly i autorizuari për informim rreth Haradinajat

Prishtinë,28 gusht – Përmes një njoftimi, që ka arritur me rrugë elektronike, familja Haradinaj bën të ditur se vetëm koordinatori mbrojtjes së Ramush Haradinjat, Michael O’Reilly, është i autorizuar të japë informata mbi zhvillimet rreth prosecit kundër tij në Tribunalin e Hagës,
"Ditëve të fundit në mediat e shkruara dhe ato elektronike është përfolur shumë për datën e vendimit të Tribunalit të Hagës në lidhje me lirimin me kusht të z. Ramush Haradinaj.
Me qëllim që opinioni publik të ketë informacione të sakta lidhur me procesin e Ramushit në Tribunalin e Hagës, ju informojmë se, përveç informacioneve zyrtare të autoriteteve të Tribunalit të Hagës, Michael O’Reilly, koordinator i ekipit të mbrojtjes, është i vetmi person kompetent dhe i autorizuar nga mbrojtja për dhënien e çfarëdo informate në lidhje me procesin gjyqësor", thuhet në njoftim.