Sllovakia ripërsërit qëndrimin për Kosovën

Bratislavë, 27 gusht - Ministri i Jashtëm i Sllovakisë Mikulash Dzurinda, deklaroi se nuk sheh asnjë arsye që vendi i tij ta ndryshojë qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës.
"I kuptojmë interesat e Kosovës, por shumë seriozisht e marrim parasysh edhe interesin e Beogradit", i ka thënë Dzurinda agjencisë TASR, duke komentuar thirrjen që shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwele ua bëri vendeve të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, raporton REL.
"Asnjëherë nuk kemi thënë se kurrë nuk da njohim Kosovën, por gjithmonë kemi theksuar se duhet të merret parasysh edhe interesi i Beogradit, dhe ky pozicion nuk ndryshon. GJND-ja nuk zgjodhi asgjë, dhe as që u mor me thelbin e çështjes", tha kryediplomati sllovak.