Autostrada ia “mori” udhëtarët Qafës së Morinës

Qafë Morinë. 29 gusht- Gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, kur është stina e pushimeve verore, fluksi i qytetarëve në pikën kufitare Qafa e Morinës zakonisht për çdo vit ka pasur trend të rritjes. Por sivjet numri i qytetarëve në hyrje dhe dalje në këtë pikëkalim ka pasur rënie. Krahasuar me vitin 2009, sivjet nëpër të kanë kaluar më pak rreth 5.500 persona dhe afro 1.400 automjete.
Sipas autoriteteve kufitare në rënien e fluksit ka ndikuar autostrada, që lidhë Kosovën me Shqipërinë, të cilën po e shfrytëzojnë edhe banorët e pjesës veriore të Malësisë së Gjakovës, të cilët nëpër Kosovë po qarkullojnë në rrugën e re Autostradën Shqiptare.