E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi ndryshon rezolutën

Beograd, 27 gusht - Autoritetet serbe nuk do të tërheqin rezolutën e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por janë të gatshëm ta ndryshojnë ate, dhe siç raportojnë mediat serbe, sipas të gjitha gjasëve gjatë këtij vikendi do të zhvillohen konsultime me Brukselin dhe Washingtonin rreth asaj se çfarë zbutjeje do të ishte e mjaftueshme për të bërë të mundshëm qëndrimin e tyre të përmbajtur. Siç raporton gazeta serbe Blic, po shqyrtohet opsioni i ndryshimit të tekstit të amendamenteve.
“Jemi të gatshëm të ndryshojmë rezolutën, por pa tejkaluar linjat e njohura të kuqe” , thotë një burim nga autoritetet e larta serbe për gazetën Blic.
Mesazhi i kryediplomatit gjermanWesterwelle se statusi i Kosovës është i përfunduar nuk ka lënë asnjë dilemë dhe nëse këtë fakt nuk do ta pranojë Beogradi, Gjermania do të pengojë  çdo përparim të Serbisë drejt BE-së. Kjo ka ndikuar që kreu shtetëror i Serbisë të tentojë që në mënyrë më agile të vie deri te marrëveshje me SHBA dhe me BE-në, raporton Blic.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›