Arsimtarët kërkojnë garanci për rritjen e pagave nga janari

Prishtinë, 28 gusht - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës pajtohet me rritjen e pagave të mësimdhënësve në janar, por kërkon edhe garanci për këtë.
Këshilli i Përgjithshëm i SBASHK-ut, sipas një njoftimi për media, ka analizuar raportet dhe qëndrimet e të punësuarve në arsimin parauniversitar të Republikës së Kosovës lidhur me ofertën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë lidhur me çështjen e pagave në këto dy nivele të arsimit.
Me vlerësimin se gjendja në terren gjendja është e rëndë dhe se në takimet e zhvilluara nëpër komuna ka pasur reagime e debate të zjarrta, është kërkuar nji zgjidhje e qëndrueshme.
Këshilli i Përgjithshëm me shumicën dërmuese të votave ka vendosur të pranohet oferta e Qeverisë për ngritje të pagave nga janari, por janë kërkuar garanci dhe është thënë njëzëri se rritja të jetë substanciale dhe të vlejë saktësisht nga 1 janari 2011.
Këshilli i Përgjithshëm ka zgjedhur përfaqësuesit sindikal, të cilët do të jenë pjesë e grupit mikst MASHT-Qeveri-SBASHK, i cili do të punojë bashkërisht në hartimin e një draft-propozim për ngritjen e pagave në arsimin parauniversitar.
MASHT-i dhe Qeveria edhe një herë janë ftuar të tregojnë korrektësi e vullnet të mirë gjatë punës së përbashkët në mënyrë që marrëveshja të arrihet. Në të kundërtën nëse nuk vërehen rezultatet deri me datat e përcaktuara bashkërisht, anëtarësia e SBASHK-ut do të kalojë në veprime tjera sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në nivel vendi. Këto vendime i kanë përkrahur edhe përfaqësuesit e Universitetit të Prishtinës përmes përfaqësueseve të vetë në Këshillin e Përgjithshëm.