Michael Owen, në Championship?

Michael Owen mund të transferohet në divizionin e dytë anglez, Championship. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, klubi ambicioz Brighton duket se është i gatshëm t’ia ofrojë sulmuesit anglez mundësinë e paraqitjeve në fushë në vazhdimësi, me shpresën që ta bind 32 vjeçarin të zbresë një kategori më poshtë.
Manchester United, i cili e mori ish ‘Topin e Artë’ në vitin 2009 nga Newcastle, mund të vendosë ta shesë për një shumë simbolike ish lojtarin e Liverpoolit, i cili ka paraqitje të rralla me ekipin nga Old Trafford.