E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG heq dorë nga Tevezi

Paris Saint Germain ka hequr dorë përfundimisht nga Carlos Tevez.

Kështu ka thënë drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo, sipas të cilët janë ndërprerë negociatat në mes palëve, pasi që futbollisti argjentinas nuk dëshiron të luajë në Francë.

“I kemi ndërprerë negociatat. Ishte një mundësi, e kemi studiuar, kemi bërë një ofertë të mirë, por nuk arritëm marrëveshje. Nuk do të shkojmë përpara, duke e ekzagjeruar propozimin tonë. Kështu që do të ndalemi. Ka përfunduar”, deklaroi ish trajneri i Milanit dhe i Interit për mediet franceze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›