E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli dënohet me katër ndeshje

Mario Balotellit i ka kushtuar shtrenjtë gjesti i pahijshëm që e bëri në ndeshjen e fundit të Manchester Cityt në Premierligë ndaj Tottenhamit. Sulmuesi italian e kishte goditur në kokë futbollistin kundërshtar, Scott Parker.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes nuk e kishte parë këtë rast, por Federata Angleze e Futbollit (FA), pasi pa xhirimet televizive, të mërkurën ka vendosur që ta dënojë me katër ndeshje moslojë sulmuesin problematik.

Ish futbollisti i Interit kishte hyrë në fushë në pjesën e dytë, ndërsa e kishte shënuar golin e fitores nga penalltia, në minutën e fundit të takimit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›