E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terbohet Vjosa permbytje ne Jug

Ne Durres mbytet motopeshkatorja. Uji vershon dhe ne disa lagje te Vlores

Moti i keq ka krijuar probleme ne Portin e Durresit dhe ne disa zona ne Jug te vendit. Nje motopeshkatore eshte mbytur ne basenin portual te Durresit gjate oreve te para te se enjtes ndersa nuk behen ende te ditura shkaqet. Nje grup nga kapitaneria dhe policia portuale kane shkuar paraditen e djeshme ne vendin e ngjarjes per te saktesuar rrethanat dhe shkaqet e mbytjes se motopeshkatores Flab e cila ndodhej e ankoruar ne kalaten lindore te portit. Burime nga Kapitaneria e Durresit bene te ditur se pavaresisht kushteve te renduara atmosferike gjate nates nuk mendohet qe moti i keq te jete shkaktar i mbytjes se saj. Situata detare paraqitet e permiresuar me gjithe reshjet e vazhdueshme te shiut. Deti regjistron nje force prej 3-4 ballesh e cila nuk ka krijuar vonesa ne mberritjen e tri trageteve te linjes detare Bari-Durres. Kushtet e lundrimit konsiderohen normale dhe per anijet e flotes tregtare.

Nderkaq ashtu sic dhe pritej lumi Vjose ka dale nga shtrati dhe ka perpire jo vetem toka por edhe qindra banesa ne territorin e rrethit te Fierit. Vershimi i lumit ka permbytur toka bujqesore por edhe ujesjellesin e Komunes se Cakranit nga ku furnizohen me uje te pijshem Patosi Porteza dhe disa zona te tjera. Dy dite me pare shtabi i emergjencave te Prefektures se Fierit dhe kreu i emergjencave civile ne kete institucion Viron Balla kishin paralajmeruar piken kritike ku ndodheshin prurjet e lumit Vjose. Por gjate oreve te para te se enjtes keto prurje kane shtuar intensitet dhe per pasoje kane bere qe lumi te dale nga shtrati dhe te perpije cfare ka gjetur perpara. Ne Komunen e Cakranit ne rrethin e Fierit sipas te dhenave qe jep kryetari i saj Vladimir Korcari Vjosa ka perpire 280 ha toke bujqesore dhe ka demtuar te mbjellat e dhjetera familjeve.

Nderkohe qe te gjitha zonat qe pershkohen nga lumi Vjose si ne rrethin e Mallakastres dhe ate te Fierit eshte zgjeruar rrezja e permbytjeve. Ne Selite Levan e Cerven uji u eshte afruar shume banesave. Situata po mbahet nen kontroll nga autoritetet vendore te cilat pohojne se ne rast te perkeqesimit te saj do te nderhyhet me evakuimin e banoreve. Nderkohe ne Gjirokaster situata eshte permiresuar disi. Nderprerja e shirave ka bere qe uji te largohet nga rruget dhe te nise kullimi i siperfaqeve te tokave bujqesore qe u pushtuan nga ujerat e lumit Vjose. Mbetet problem ujesjellesi i Selenices per shkak te permbytjes se rezervuareve qe per tu rivene ne pune duhet te pastrohen nga e para. Reshjet e djeshme kane krijuar probleme ne disa rruge dhe lagje te qytetit te Vlores. Ne lagjet Pavaresia 24 Maj 1 Maj Isa Boletini si dhe shume te tjera uji ka arritur ne 50 cm lartesi. Nga shirat e rrembyer ne rrugen kryesore qe lidh Vloren me Orikumin ne vendin e quajtur Jonufer ka rene nje sasi e madhe dheu e cila ka bllokuar per gati nje ore kete aks kryesor rrugor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›