Shtresa e mesme te varfrit e rinj te Amerikes
Shoqeria amerikane eshte duke pesuar nje krize te madhe. Miliona vete kane humbur vendet e punes dhe kane rene ne varferi. Mes tyre per here te pare ka edhe familje te shtreses se mesme jeta e te cileve ka ndryshuar brenda nates
Kriza e gjeti Pam Braunin te papergatitur. Ishte e tmerrshme kujton ajo. Brenda nates e gjeta veten ne anen e gabuar te gardhit dhe per me teper nje gje e tille nuk me kishte ndodhur kurre me pare. U depresionova shume.
Broun eshte ulur ne nje restorant shume te lire ne rrugen e 14-te ne Manhatan duke gjerbur ngadale kafene e saj qe kushton vetem 1 dollar. Kjo eshte gjithcka qe ajo ka porositur. Eumlshte teper vone per te ngrene mengjes dhe ende heret per te konsumuar dreken. Ajo ka nevoje edhe per te kursyer para nder te tjera. Deri ne fillim te vitit 2009 punonte si asistente ekzekutive ne Wall Street dhe fitonte 80 mije dollare ne vit. Jetonte ne nje shtepi me 6 dhoma gjumi se bashku me tre djemte e saj. Sot ajo eshte e papune qe prej shume kohe dhe i duhet qe te jetoje ne nje shtepi me nje dhome dhe nje kuzhine ne Bronx. Vetem fati e ndihmoi qe te mos mbetej fare e pastrehe. Gjerat erdhen njera pas tjetres bum bum bum kujton Braun. Une u perpoqa qe ta parandaloja gjithcka te keqe por vala negative me zhyti keq e me keq dhe nuk munda qe ti beja balle. Kam bere gjithcka qe Amerika me tha te beja. Shkova ne shkolle nuk bera asgje te ndaluar per te shkuar ne burg solla ne jete femije te mbare. Po tani thote ajo me nje nenqeshje te hidhur.
Pam eshte nje nga miliona amerikanet qe gjate recesionit ra me kokeposhte ne thellesite e nje jete tjeter pra nga jeta e nje amerikaneje te shtreses se mesme ne ate te nje te varfre ose edhe me keq. Per shume njerez si Braun kjo renie ka pasur pasoja kafkiane. Ndjenjat qe keta njerez kane perjetuar veshtire se mund ti rrefesh dhe ti kuptosh. Dhe per me teper ndihma nuk duket ne horizont. Ata ndihen te braktisur. Wall Street shqetesohet me marrjen e sa me shume perfitimeve bonuseve dhe shperblimeve nderkohe qe endrra amerikane ajo e derdhjes se djerses per te care perpara ka avulluar. Klasa e mesme e Amerikes qe ka qene edhe shtylla e saj kurrizore eshte duke u shembur. Eumlndrra eshte shnderruar ne ankth.
Vitin e kaluar shkalla e varferise ne Shtetet e Bashkuara kapi shifren 13.3 1.15 me lart se ne vitin 208. Thuajse 5 milione amerikane rane nen nivelin zyrtar te varferise ose me nje te ardhur vjetore per familje me kater persona prej 22 mije dollaresh. Numri i te papuneve qe kane kohe qe jane ne nje situate te tille vazhdon qe te rritet dhe me keq e kane punen familjet me femije. Cdo femije i peste i nje familjeje sot ne Shtetet e Bashkuara jeton ne varferi. Varferia nuk ishte nje nga ceshtjet kryesore te zgjedhjeve te fundit legjislative ne Amerike dhe tani me ardhjen e republikaneve ne Kongres nuk ka shans qe te jete. Vendosja e balances politike djathtas do ta beje me keq situaten sepse ata jane kunder interesave te me te dobeteve. Ne fakt Uashingtoni ne vend qe te merret me ndihmat per te varfrit e ka hallin qe te riktheje nje ligj te Bushit per reduktimin e taksave te te pasurve. Pam ne te shkuaren e saj e pranon se nuk ka qene e vemendshme ndaj atyre qe ishin ne nevoje dhe pranon se edhe vete nuk i kishte shkuar kurre ndermend se do ta gjente nje fat i tille. Do te doja te kisha qene me shume e perfshire ne ndihmen ndaj te tjereve. Wall Street te jep shume komforte me bonuset e tij dhe ti nuk e kupton se perpos kesaj bote te parave ka nje bote tjeter te varfer dhe ne kushte te veshtira. Kete realitet Pam nuk do ta kishte kuptuar sikur nje dite te bukur te mos i ishte tronditur endrra. Dhe Pam eshte nje nga te shumtet qe e kane pesuar keq keta dy vjet. Ajo eshte nje grua afro-amerikane qe ia ka dale vete ne jete. U shkollua ne Bronx dhe ne kolegjin e Bruklinit me pas dhe fillimisht u punesua prane Citigroup e me pas pati shume pervoja me banka te fuqishme te botes ne Nju Jork. Derisa nje dite u be asistente ekzekutive dhe kishte shume informacion per ate qe ndodhte ne Wall Stret. Ajo qe i kishte ndodhur ishte realizimi i endrres amerikane i idese se ne kete jete gjithcka eshte e mundur. Madje ajo ishte gati qe te blinte edhe shtepine ne te cilen kishte vite qe jetonte me qira. Por nje dite te bukur mori lajmin se shefi i saj i madh vdiq nga ataku ne zemer per shkak te krizes financiare qe ishte ne ditet e saj te para dhe keshtu nisi shperberja e bankes shitja e aksioneve dhe shkurtimi i vendeve te punes. Ishte periudha kur edhe martesa e saj u shkaterrua dhe keshtu ajo perfundoi ne rruge te madhe me tre djem per te cilet duhej te kujdesej e vetme. Kriza jo vetem e la pa pune po ajo nuk mund te merrte as pagesen e papunesise dhe ne kete menyre mund ta konsideronte veten te varfer dhe te papune me fare pak shprese per te ardhmen. Ishte shume e veshtire qe ta identifikoja veten si te varfer po mesova me kalimin e kohes qe te adoptohesha.
Pavaresisht situates se rende ne te cilen ndodhen te varfrit dhe shtresa e mesme ka nga ata ekonomiste qe e shohin te ardhmen me te mire dhe gjerat ne permiresim e siper. Por Pam dhe shume te tjere qe jane ne situaten e saj nuk mendojne se punet kane per te shkuar mire. Pjesa me e rende e rolit te prinderve nuk eshte varferia ne te cilen e kane gjetur veten papritur por fakti qe u duhet te shohin femijet qe te rriten pa komoditetet me te cilat ishin mesuar. Braun dhe te tjere amerikane kalojne nje pjese te mire te dites se tyre ne dhomat e pritjes se zyrave te punesimit me CV-te e printuara dhe rekomandimet ne dore ne pritje te ndonje mundesie qofte edhe te ndonje pune me kohe te pjesshme. Por ata qe kerkojne pune shtohen perdite e me shume nderkohe qe vendet e punes pakesohen ndjeshem. Ajo dhe njerez te tjere te shkolluar e ndjejne qe nuk po trajtohen sic duhet dhe se shkollimi apo kualifikimi qe kane apo edhe pervoja e gjate ne vende shume te mira pune nuk eshte e mjaftueshme per ti sistemuar qofte edhe ne vende modeste. Ne vendet ku kerkohet pune nuk kerkojne me kuadro te kualifikuar por latine apo zezake qe te mund te zene vende te rendomta dhe me nje pagese shume te vogel. Ajo vete nderkohe eshte punesuar dy here ne pune te perkohshme te cilat kane perfunduar dhe nuk kane pasur asnje lidhje me kualifikimin e saj. Ajo qe me duhet te beja ne punen e pare ishte te blija sapune leter higjienike dhe te beja disa llogari te vogla per nje firme tregtare qe ishte ne periferi te qytetit. Tani qe dimri eshte ne prag bashke me hallet e tjera shtohen shume edhe faturat e ngrohjes dhe te gjitha te hollat e fituara nga puna shkojne vetem per te paguar qirane e shtepizes se vogel dhe ngrohjen. Per shkollen e djemve nuk behet me fjale sepse tani ata shkojne qe te gjithe ne shkolle shteterore dhe madje djali i madh qe ka mbushur 14 vjec eshte duke menduar qe te zere ndonje pune te vogel me kohe te pjesshme sa per te nxjerre ndonje lek per vete ne menyre qe te mos i rendohet se emes.
Ky dimer para shikohet i ftohte dhe i gjate dhe ndoshta per here te pare per amerikanet e shtreses se mesme do te jete edhe dimri i humbjes se shpresave. Por pranvera do te kthehet perseri...