E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriminaliteti dekonspiron ministrin

Shfaqjet optimiste te Kryeministrit dhe te ministrit tone te Brendshem duke na garantuar per parametra optimale te rendit dhe te qetesise publike shfryhen si tullumbace para realitetit qe ofron statistika e kriminalitetit te 9-mujorit te pare 2010. Jo pak por 30 me shume eshte rritja e kriminalitetit per te njejten periudhe te vitit te kaluar. Dhe kjo e konfirmuar nga vete te dhenat zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Statistikat e krimit tregojne per regres te dukshem. Ngritja 30 e kriminalitetit nuk ka ndodhur asnjehere qe nga viti i mbrapshte 1997. Statistika tregon se dhe krenaria e zhurmshme e propagandes qeveritare vrasja ka nje ngritje pre 30 ose 20 vrasje me shume se e njejta periudhe e vitit te kaluar. Per ta bere me konkrete situaten le tu referohemi shifrave te disa prej veprave penale me problematike

Keto jane shifra zyrtare te disa prej veprave penale qe kane me shume impakt te siguria e jetes dhe prones se popullates. Pra sic shihet qarte propaganda qeveritare eshte ne kundrakohe me realitetin e zymte te gjendjes se kriminalitetit. Ne nje shtet normal kjo do ishte shkak per nje termet ne institucionet pergjegjese. Por qeveria jone ka kohe qe nuk e njeh transparencen dhe pergjegjesine per zullumet qe nxjerrin si produkt per qytetaret e vet. Mes qytetareve dhe organeve te rendit ka nje perde ndarese ku qytetaret nuk mund te depertojne dhe te vleresojne punen e institucioneve te veta sepse ashtu si kudo transparenca eshte shfaqje e huaj per filozofine e kesaj mazhorance. Optimizmi fytyreqeshur i ministrit Basha ne publik zvetenohet nga zymtesia e shifrave te mesiperme. E gjithe kjo situate eshte e paralajmeruar nga ekspertet e policise qe jane flakur te papune tashme por askush nuk ju a ka vene veshin. I gjithe ky realitet eshte pasoje e mentalitetit qeverises dhe sherbesave skandaloze qe kane thurur. Rritja e krimit denoncon politiken pa ide e inkoherente te luftes ndaj krimit. Kaosi i ideve dhe mungesa e strategjive ngritja e strukturave ligjzbatuese me baze klienteliste e tribale shkelja flagrante e ligjit nga vete hartuesit dhe administrata e shtetit zbatimi i diferencuar i ligjit ne favor te shtresave me potence ekonomike e politike dhe ne dem te shtresave te mesme dhe te varfra te popullates niveli i larte i korrupsionit ne administraten qendrore e lokale dobesia e institucioneve problemet serioze ekonomike e sociale papunesia e larte mungesa e strategjive per popullimin e zonave urbane mosharmonizimi i bashkepunimit te institucioneve shteterore joshteterore dhe komunitetit ne luften ndaj krimit jane mangesi qe nuk permenden nga askush ne qeveri bile nganjehere as nga opozita e as nga media qe cuditerisht rri shume larg temave antikrim. Idiotesite dhe perrallat me banda e zhdukje te krimit te organizuar vetem nga ministrat e kesaj qeverie i degjon. Gjithkush duhet te shqetesohet per situaten ne regres pasi rritja e krimit ka te beje me disa nga elementet baze te sigurimit te mbarevajtjes se jetes dhe prones se individit per te cilen qeveria e ka detyre tua garantoje shtetasve te vet. Nese situata do te ece ne kete drejtim atehere pak shpresa ka qe qytetaret te ndihen te sigurt ne vendin e vet per pasoje dhe biznesi i brendshem dhe investimet e huaja do reagonin duke u rrudhur mbyllur apo braktisur vendin duke sjelle nje dem te pallogaritshem per perspektiven europiane aq shume te trumbetuar publikisht nga donkishotet e politikes se krimit te shtuar me 30.

Autori Ish-zv.drejtor i Pergjithshem i Policise

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›