E Shtunë, 31 Tetor 2026

Microsoft portal per menaxhimin e dokumenteve

Shqiperia ashtu si dhe vendet me te zhvilluara ne bote eshte avangarde kur flasim per prurjet ne fushen e teknologjise madje edhe per sektorin e avancuar. Kete here nga programet me te njohura e me te reja me 0 kilometer ka perfituar biznesi. Zhvillohet per te dytin here radhazi ne vendin tone Microsoft Day. shte nje aktivitet ku prezantohen produktet dhe teknologjite me te fundit nga Microsoft globalisht dhe ato qe jane te disponueshme ne tregun shqiptar. Ky event pervec prezantimit te teknologjise ka per qellim krijimin e lobbing dhe network aktive midis bizneseve te ndryshme qe operojne ne te njejtin sektor IT. Produktet qe u prezantuan jane produkti me i ri Lync 2010 platforma per komunikim te unifikuar. Sharepoint 2010 portal bashkepunimi per menaxhimin e dokumenteve dhe informacionit brenda biznesit ne pergjithesi mjet bashkepunimi midis strukturave organizative te biznesit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›