Shqiptaret e pare pa viza ja cfare u ndodh ne aeroportin e Mynihut

Te pakte jane pasagjeret shqiptare qe kane kaluar pikat e kontrollit ne aeroportin e Mynihut dy ditet e fundit. Dhe policet neper pikat e kontrollit nuk e kane shume te qarte se cilat dokumente duhet tiu kerkojne shqiptareve.
Ne oren 1427 avioni i Lufthanses shkel pisten e aeroportit Franz Josef Strauss ne Mynih. Lumturia 52-vjecare nga Tirana ka ardhur te kaloje krishtlindjet ne Gjermani tek e bija. E prenotova bileten sapo thane ne televizor qe do te na heqin vizat dhe ja erdha - thote ajo. Por edhe pa viza kalimi ne postbllokun e Mynihut nuk eshte i lehte.
Disa nga nepunesit e njohin Shqiperine edhe ndryshe nga vitet 90-te. Une atehere shoqeroja avionin e Lufthanses per ne Tirane dhe i perzgjidhja pasagjeret qe aty sepse shumica e pasaportave ishin te falsifikuara - kujton nje oficer i policise kufitare. Lumturia eshte trupvogel dhe kur i afrohet kontrollit te pasaportave i duket vetem gjysma e kokes. Ju flisni anglisht - pyet polici.
Ajo ngre supet dhe shikon rreth e perqark. Nje bashkatdhetare qe jeton prej shume vitesh ne Gjermani e qe sapo ka kaluar kontrollin kthehet per ti ardhur ne ndihme.
Po shkon tek e bija ne Lajpcig - thote ajo.
Sa do te rrije
Dy jave.
Lumturia nxjerr nje tufe letrash qe ka marre me vete Sigurimin deshmine e se bijes qe eshte ne shkolle bileten e kthimit. Po garancine - pyet polici. fare garancie - reagon cuditur bashkudhetarja e Lumturies ne gjermanisht. Po ju kush jeni - kujtohet polici. Une e kam shoqe - thote ajo dhe po e ndihmoj.
Lumturia nxjerr edhe nje leter tjeter Ftesen qe i ka bere e bija. Po kjo nuk eshte garanci - thote polici. Ai mendohet nje hop por pastaj ve vulen. Pastaj i kthehet kolegut Sikur nuk kane me nevoje per garanci shqiptaret Ai spergjigjet.
fare ndodh nese dikush nuk i ka ne rregull dokumentet. Ne keto raste vihemi ne kontakt me ate qe e pret perjashta - thote polici. Ka pasur raste kur dike e keni kthyer mbrapsht meqenese nuk e kishte bileten e kthimit Po por jo nga shqiptaret - thote ai. Ata pese a gjashte qe kisha une sot ishin te tere me dokumente ne rregull. shte ende heret - shton dhe qesh thua se eshte i bindur qe nuk do te vonojne shume dhe do te fillojne parregullsite e para.
Tek sporteli afrohet pasagjeri i fundit i Lufthanses nga Tirana Polici stepet per nje moment kur nuk sheh pasaporten biometrike. Ai shfleton dokumentin ne ngjyre te kuqe te ndezur. Ku e keni vizen - pyet. Per Kroaci nuk na duhen viza - pergjigjet pasagjeri ne anglisht.
Polici rrudh ballin. Po ketu nuk jemi ne Kroaci por ne Gjermani - thote ai i cuditur. Pasagjeri i tregon bileten per ne Zagreb. Ah atehere ju duhet te kaloni ne hyrjen H - i thote duke treguar drejtimin. Pasagjeri kerkon falje dhe merr rrugen drejt transitit te vendeve qe nuk jane pjese e hapesires Schengen. Nepunesi kufitar merr fryme thelle dhe kthehet nga kolegu me buzeqeshje Kete radhe shpetoi.
DICITURA
Lumturia nje nga pasagjeret e pare qe mberrin ne Mynih
Pasaporta nuk mjafton Pierre Mirel Shqiptaret do pyeten per te ardhurat
Drejtori per Ballkanin ne Komisionin Europian Pierre Mirel ne nje interviste televizive ka theksuar se shtetasit shqiptare qe kerkojne te udhetojne ne hapesiren Shengen duhet te plotesojne disa kushte pra pasaporta biometrike nuk mjafton.
Nese do te abuzohet me detyrimet kjo mund te linde idene te disa vende anetare qe ne fund te fundit nuk e beme mire me kete liberalizim.
Ndaj eshte e rendesishme qe kushtet te respektohen. Keshtu te gjithe qytetaret te mund te perfitojne nga ky sistem ne menyre qe te mos kete rrezik ndonje dite e qe disa vende anetare te thone Jo duhet ta pezullojme. Ndaj ne do ta monitorojme kete ceshtje.
Do shohim sesi kushtet qe cuan drejt marrjes se ketij vendimi do te respektohen eshte shprehur Mirel. Nderkohe ai ka sqaruar se njerezit mund te bllokohen ne aeroporte sepse duhet te plotesojne disa kushte. Ka kushte e do te pyeteni nese ju i keni te ardhurat per te qendruar ne vendin ku po shkoni. Pra ekziston kjo mundesi.
Ndaj fushata e nisur tani eshte e rendesishme per te parandaluar te tilla rreziqe ka sqaruar Mirel. Shekulli paralajmeroi disa dite para hyrjes ne fuqi te liberalizimit se pasaporta biometrike nuk mjafton por zyrtare te larte te qeverise se Tiranes i pergenjeshtruan njoftimet qe tashme po ndodhin realisht.