E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi pranon ofertën e Manchesterit për Shnajder?

ANGLI- Wesley Shnajder do të jetë një futbollist i Manchester United. Për këtë fakt është shumë e sigurt media angleze, e cila në kor konfirmon faktin se tashmë Interi ka pranuar ofertën e “djajve të kuq” të bërë në javët e fundit për fantazistin. Oferta e bërë nga klubi i Sër Alex Ferguson, është shumë serioze, nga ato që vështirë refuzohen në një periudhë krize ekonomike për klubet italiane. Manchesteri pritet të derdhë menjëherë 35 milionë euro në arkat e Interit, nga i cili ka marrë lejen për të nisur bisedimet me futbollistin, i cili pritet të transferohet në Premier Ligë, menjëherë pas finales së Superkupës së Italisë. Ngërçi i vetëm i kësaj tratative mes Sneijderit dhe Fergusonit, nisur edhe nga bisedimet e ditëve të kaluara mes palëve, lidhet me çështjen e pagës.

Holandezi i Interit ka kërkuar 250 mijë euro në javë (mbi 11 milionë euro në sezon), por kjo shifër është jashtë standardeve edhe të klubit më të pasur në botë, i cili i ka ofruar maksimalisht 200 mijë euro në javë.

Mbase, duke parë edhe faktin që Interi është dorëzuar përpara ofertës së “djajve të kuq”, 26- vjeçari mund të pranojë ofertën e fundit të Sër Alex Fergusonit dhe të nisë një aventurë të re në Angli, pas asaj në Holandë me Ajaksin, në Spanjë me Realin e Madridit dhe në Serinë A me Interin.
(m.a/kohaditore/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›