E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lokalet dhe diskot shqetësojnë qytetarët

Lokalet, pub-et apo diskot e natës janë kthyer në një mankth të vërtetë për banorët e kryeqytetit. Ashtu si shprehen edhe ata vetë është e pamundur të kenë një natë të qetë për shkak të muzikës së lartë të diskove apo të zhurmave nga më të larmishme të dasmave. Megjithëse janë ankuar herë pas here në bashki apo në polici nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje. Qytetarët janë detyruar të bëjë një kallëzim penal për dy nga pub-et që ndodhen në qendër të kryeqytetit "Living room" dhe "Folie". Në kallëzim thuhet se të dy këto pub-e ose diskoteka janë prishësit kryesor të qetësisë publike në ketë zonë. Por jo gjithçka nis këtu banorët e "Torre Drine" , që në vitin 2005 janë ankuar për këto subjekte . Ndërkohë shkresa më fundit ka mbërritur në bashki në korrik të këtij viti nga rezidentët e kësaj kulle të cilët janë kryesisht përfaqësues të selive diplomatike që jetojnë aty. Në mënyrë tepër civile ata i kanë kërkuar kryetarit të Bashkisë të kenë mundësinë të jetojnë të qetë në kryeqytetin tonë. Të ndërrosh shtëpinë nga njëri cep i Tiranës në tjetrin duket se nuk është zgjidhje, pasi kudo ka muzikë të lartë, nga Akuadromi në periferi në afërsi të Liqenit, te Shtëpia e Oficerave në qendër të qytetit ku bëhen dasma dhe deri të Veniu-ja në afërsi të Porcelanit. Megjithë aksionet e Ministrisë së Mjedisit dhe Policisë së Shtetit për ndalimin e muzikës së lartë në lokalet e natës pas orës 23:00 duket se kjo është e pamundur. Ndërkohë specialistët thonë se zhurmat e padëshirueshme rritin presionin, shkaktojnë lodhje, ulin gjumin, rritin stresin, ndikojnë negativisht në tretje dhe pengojnë përqëndrimin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›