Permbytje, mbi 500 mije euro ndihme ne nje dite
08/12/2010 Kompanitë e kanë ofruar makineri për forcimin e argjinaturave
Biznesi, 200 mijë euro për Shkodrën
DHTI: Ndihmat e para në para, ushqime dhe karburante
Komuniteti i biznesit ka ofruar një ndihmë prej rreth 150 - 200 mijë eurosh, si ndihmë e parë për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura. Veç parave, shumë kompani biznesi ofruan për rreth 14 mijë të evakuarit nga zonat e prekura jo vetëm ushqime, por edhe medikamente apo karburante. Gjithashtu në ndihmë të forcimit të argjinaturave janë ofruar edhe makineri nga firmat e ndërtimit. “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së qarkut Tiranë e ka ndjekur hap pas hapi dhe me shumë shqetësim gjendjen e krijuar dhe nevojat parësore të mijëra të ngujuarve në shtëpitë e tyre të përmbytura në Shkodër, si dhe të mbi 14 mijë të evakuarve. Po ashtu dhe problemet nga përmbytjet të familjeve në Fushë-Krujë, Fier, Durrës. Menjëherë ajo ka kontaktuar me anëtarët e saj kudo në Shqipëri. Deri tani, në fazën fillestare të ndihmave, biznesi ka dhënë gjithsej kontribute në mallra dhe donacione financiare e shërbime në makineri në nivelin e 150-200 mije eurove”,- tha kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka.
Kompanitë
Janë rreth 13 kompani vendase, të cilat kanë reaguar të parat, ndaj Apelit të Dhomës së Tregtisë, por ky numër pritet të rritet në ditët e ardhshme. “Në kushtet kur reshjet parashikohen të jenë të vazhdueshme dhe të rrëmbyeshme dhe shkarkimet nga hidrocentralet do të vijojnë, Dhoma e Tregtisë po punon që të krijohet në gjithë Shqipërinë një rrjet i ndihmës së organizuar të biznesit për të përmbyturit. Rrjeti do të mbajë kontakte orë pas ore me bizneset që dërgojnë ndihma dhe me Shtabin e Emergjencës në Shkodër dhe në zonat e tjera, për të mundësuar koordinimin dhe shpërndarjen e ndihmave në kohë dhe te ata që kanë më shumë nevojë”,- tha Nikolin Jaka. Kompania “AVICENA” vijon furnizimin e zonave të përmbytura me kuti me medikamente dhe “Fufarma” ka dhënë 5 mijë euro. Kompania “CAE” ka dërguar ndihma me vlerë 30 mijë euro, ndërsa “Ferlut” ka përgatitur kuti me qumësht për banorët në nevojë. Kompania “Kastrati” ka dhënë karburant për mjetet e ndihmës së emergjencës në Shkodër dhe kompania “TCI” ka dhënë mallra ushqimore. Kompania “Miell Sh.a.” po jep një mijë bukë në ditë, ndërsa “Fabrika e Bukës Sh.a.” po shpërndan sasi të konsiderueshme bukësh. Kompania “Agna Group” ka nisur pako ushqimore me vlerë deri 15 mijë euro, ndërsa “Prima” ka kamionë me thasë mielli dhe kuti me makarona gati. Kompania “Salillari” dhe “Trema Engineering 2” kanë dërguar makineri të rënda për forcimin e argjinaturave dhe punimet e tjera bonifikuese.
Kosova, 1.5 milionë euro ndihma për zonat e përmbytura
Qeveria e Kosovës ka dhënë 1 milion euro ndihmë për zonat e përmbytura në Shkodër dhe 500 mijë euro për zonat e prekura nga reshjet e fundit në Kosovë. Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, tha se 1 milion euro ndahen për të ndihmuar Shqipërinë dhe ftoi kosovarët të solidarizohen me vëllezërit shqiptarë në ofrimin e ndihmës. Ai premtoi dërgimin e njësive të tjera të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura në Shkodër.
Nis fshata me SMS
AMC-ja 50 mijë euro
për zonat e përmbytura
Kompania AMC do të kontribuojë me shumën 50 mijë euro për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura. Shuma do të kalojë në llogarinë bankare “Emergjenca – Bashkia Shkodër”, të hapur nga Bashkia e Shkodrës. Përveç kontributit financiar, AMC ka marrë edhe një sërë masash për të vënë resurset e veta në dispozicion të autoriteteve dhe banorëve të zonave të prekura. Në ato vende ku uji është bërë pengesë për komunikimin, AMC ka ofruar ndihmë online që autoritetet vendore të kenë mundësi të përdorin celularët dhe të vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme. AMC filloi dje fushatën me SMS dhe të gjithë abonentët që duan të kontribuojnë mund të dërgojnë SMS me tekst “Po” në numrin 56056. Çdo SMS kushton 50 lekë (pa TVSH). Shuma e mbledhur do të shkojë për banorët në këto zona. Stafi teknik i AMC ka monitoruar nga afër infrastrukturën e rrjetit në terren dhe ka marrë masa që kanalet e telekomunikimit të jenë funksionalë. Reagimi i AMC është pjesë e nismave të përgjegjësisë, në ndihmë të grupeve të njerëzve në nevojë dhe për të dhënë shembullin e kompanisë me përgjegjësi sociale.
Ndihmë për komunikimin
Vodafone: Telefonata falas
nga 20 qendra shëndetësore
Vodafone Albania dhuron telefona dhe kohë bisede falas për mjekët e zonës dhe qendrat e strehimit të përkohshëm të të evakuarve. “Do t’ju përgjigjemi menjëherë njerëzve të prekur nga fatkeqësia natyrore duke vënë në plan të parë teknologjinë dhe shërbimet tona”, – tha drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania, Haris Broumidis. Sipas tij, 20 qendra shëndetësore do të pajisen me aparate celulare me kohë bisede falas për t’ju vënë në dispozicion mjekëve që punojnë në zonat me risk përmbytjeje për të kontaktuar me qendrat mjekësore të ngritura nga Ministria e Shëndetësisë. Një sasi telefonash të tjera me kohë bisede falas do të vendosen në ambientet ku janë strehuar familjet e evakuara për t’ju mundësuar komunikimin me familjarët dhe të afërmit. Në fillim të 2010-ës me situatën e rënduar të përmbytjeve në zonën e Shkodrës Vodafone dhuroi 115 mijë euro në ndihmë të familjeve të prekura, që u menaxhua nga Kryqi i Kuq dhe Komiteti Ndërministror për Emergjencën. Vodafone është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet për të përcaktuar nevojat për mbështetje shtesë ndaj banorëve të prekur.
Furnizim me drita për 1 500 banorë
“CEZ Shpërndarje” riparon
nënstacionin në Shkodër
Ekipet e kompanisë “CEZ Shpërndarje” kanë vënë në punë nënstacionin Zues në rajonin e Shkodrës, i cili ka qenë problematik për shkak të përmbytjes. Riparimi i këtij nënstacioni ka bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike për 1 500 banorë që furnizohen prej tij. Gjithashtu, këto ekipe kanë riparuar avarinë e linjës së tensionit të mesëm 20 kilovolt në Tiranë, duke bërë të mundur kthimin e energjisë elektrike për zonat e Tiranës rreth orës 13 të mesditës. Nënstacioni i Tiranës, sipas burimeve zyrtare nga kompania, la pa drita zonën rreth “Rrugës së Elbasanit”, zonën rreth “Piramidës”, një pjesë të zonës “Ali Demi”, si dhe një pjesë të zonës së ish-bllokut. Kompania “CEZ Shpërndarje” njoftoi gjithashtu edhe disa ndërprerje në qytetin e Burrelit, të detyrueshme për shkak të një remonti të nevojshëm si pasojë e përmbytjeve, por energjia është rikthyer brenda ditës. Situata e furnizimit me energjie elektrike në zonat e veriut të vendit mbetet e vështirë, për shkak se disa nënstacione janë ende nën ujë dhe nuk mund të vihen në punë nga ekipet e kompanisë “CEZ Shpërndarje”.
Ushqime dhe materiale të tjera mbi 10 mijë euro
Euromax vë në dispozicion
12 ton ndihma për Shkodrën
Situata e rëndë e krijuar nga përmbytjet në Shkodër ka tërhequr vëmendjen e kompanisë “Euromax”, bordi i përgjithshëm i të cilit vendosi të reagojë menjëherë ndaj kësaj fatkeqësie duke dërguar një kontingjent prej 12 ton ndihmash për t’i ardhur sado pak në ndihmë të prekurve të shumtë nga përmbytjet e këtij fund viti. Nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm për Tregun Shqiptar “Marc Ernest Garofani” dhe Menaxheres së Marketingut, Bora Pollozhani, “Euromax” dërgoi në Shkodër ndihma me vlerën e mbi 10 mijë euro. Ndihmat u shpërndanë në Shkollën Industriale të Shkodrës ku aktualisht janë strehuar rreth 300 persona dhe është një nga qendrat më të mëdha për grumbullimin e ndihmave. Paketat me ndihma përfshijnë produkte si ujë, vaj, sheqer, fasule, kafe, qumësht, lëngje frutash, konserva mishi dhe peshku, sapun duarsh dhe rrobash, shampo, peceta higjienike, batanije. Në kuadër të përgjegjësisë sociale, “Euromax” uron të nxisë edhe kompani të tjera, që të bëjnë një donacion për këto familje në nevojë, të cilat aktualisht kanë humbur gjithçka që kishin, madje edhe shpresën që çdo gjë do të kthehet si më parë.
Turqia solli 3 helikopterë dhe ekip shpëtimi me 22 persona
Ndihma nga grupi “Çalik”
kap shifrën 50 mijë euro
“Çalik Holding” përmes tre kompanive që operojnë në Shqipëri ALBtelecom, BKT dhe Eagle Mobile ofron në total 50 mijë euro për banorët e prekur nga fatkeqësia në Shkodër. ALBtelecom do të derdhë rreth 25 mijë euro në llogarinë e Bashkisë së Shkodrës dhe BKT-ja do të japë 25 mijë euro të tjera. Eagle Mobile ka nisur fushatën e sensibilizimit me SMS, për mbledhjen e fondeve. Eagle ka vënë një grup numrash falas për ekipin e shpëtimit të ardhur nga Turqia. Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Shevket Axhar, vizitoi dje zonat e përmbytura dhe takoi kreun e Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka. Ai shprehu mbështetjen e ALBtelecom dhe kompanive të “Grupit Çalik” për pushtetin vendor. “Ne jemi të ndjeshëm ndaj situatave të tilla me pasoja sociale për një zonë kaq të gjerë. Shpresojmë që ndihma dhe kontributi ynë simbolik të ndikojë sadopak për të lehtësuar vuajtjen e banorëve të prekur”, - tha Acar. Sipas Lukës, ndihmat do të mbërrijnë shumë shpejt te banorët në nevojë. Një ekip i gjetjes dhe shpëtimit me 22 persona dhe 3 helikopterë nga Turqia po mbështesin ekipet shqiptare në zonën e Shkodrës.
Për të gjitha zonat e përmbytura
Raiffeisen Bank çek 100 mijë
euro për familjet e dëmtuara
Raiffeisen Bank në Shqipëri i ka dorëzuar dje një çek ministrit të Financave me një vlerë 100 mijë eurosh si kontribut për familjet e dëmtuara nga përmbytjet në të gjithë vendin. Ministri Bode shprehu falënderim për këtë gjest bujar. “Shpreh falënderim dhe mirënjohje në emër të qeverisë shqiptare për stafin e Raiffeisen Bank për këtë kontribut të çmuar dhe tepër bujar që shkon për familjet e dëmtuara nga përmbytjet”, – tha Bode, duke falënderuar edhe gjithë donatorët e tjerë. “Ne ndihemi tmerrësisht keq kur shikojmë jashtë në të ftohtin e dimrit familje të tëra dhe besojmë që qeveria do të bëjë më të mirën në shpërndarjen e ndihmave të dhëna për këtë ngjarje. Të gjithë këta njerëz që po vuajnë tani janë punonjësit tanë, familjet e tyre, klientët tanë, ata janë komuniteti me të cilin punojmë dhe pjesë e të cilit është Raiffeisen Bank”, - tha Drejtori Ekzekutiv Christian Canacaris. Ai njoftoi se stafi i Raiffeisen Bank po kontribuon vullnetarisht në llogaritë e hapura për këtë qëllim. Çeku është arkëtuar në llogarinë “Kontribut Vullnetar për të Përmbyturit” çelur në të gjitha bankat.
Grupi parlamentar socialist paketë ligjore për parandalimin e përmbytjeve në vend
Rama: Rialokim fondesh kundër kënetëzimit
“Ky, momenti i ballafaqimit me falimentimin e shtetit dhe të një politike të vjetër”
Oli Xhilaga
Partia Socialiste propozoi dje një paketë ligjore për parandalimin e kënetëzimit të vendit. Në këtë mënyrë, duke iu referuar përmbytjeve të ndodhura gjatë ditëve të fundit në shumë zona, lidershipi socialist zgjodhi që nga deklaratat publike të kalojë në propozimin e masave konkrete për minimizimin e fatkeqësive natyrore. Për këtë arsye, kampi opozitar kërkoi rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2011. Një kërkesë e tillë u formalizua në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nga vetë kreu i kësaj partie, Edi Rama.
Takimi
Partia Socialiste mblodhi dje grupin e saj parlamentar për të diskutuar dhe analizuar mbi situatën e krijuar për shkak të përmbytjeve në disa zona të vendit. Kështu, duke iu referuar një situate të tillë, socialistët akuzuan qeverisjen aktuale si përgjegjëse të katastrofës ujore. Por duke synuar përmirësimin e kësaj situate kritike, si dhe duke parandaluar të tjera katastrofa, kreu socialist Edi Rama bëri publik një draftprojekt, i cili konsiston më së shumti në rishikimin e buxhetit të 2011-s. Ndërkohë, si Rama, ashtu dhe deputetët e qarkut Shkodër, i përqendruan diskutimet në situatën e vështirë që ndodhen aktualisht banorët jo vetëm të këtij qarku, por edhe në disa qytete të tjera të vendit. Sipas tyre, përmbytjet e këtyre zonave erdhën si pasojë e neglizhencës së qeverisë dhe mos ndërhyrjes së saj në kohën e duhur për parandalimin e tyre. Në vlerësimin e Ramës, përmbytjet janë rezultat i braktisjes prej 20 vitesh nga qeveria dhe jo fatkeqësi natyrore. “Vetëm fatkeqësi natyrore nuk është kjo që ndodh në mënyrë të përsëritur, që është e jashtëzakonshme në përmasa, dhe fatkeqësisht po bëhet e zakonshme, sepse është momenti i ballafaqimit me falimentimin e shtetit dhe të një politike të vjetër e injorante, e cila ka mbërritur sot në kulmin e fuqisë së vet shkatërruese”, vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij, mbajtur në mbledhjen e grupit kuvendor socialist. Madje, po në këtë linjë, Rama shtoi se “pikërisht argjinatura e Torovicës, që rrezikohej të çahej, është rasti më konkret për të thënë se nuk është vepër e Zotit, por e qeverisë”.
Apeli
Një tjetër moment i rëndësishëm në ligjëratën e kreut të PS-së, Rama, kishte të bënte me rrezikun e rishfaqjes së fenomenit të kënetëzimit në vend. Kështu, duke shprehur shqetësimin e partisë që ai drejton, Rama nënvizoi se ky fenomen po shfaqet jo vetëm në Shkodër, Lezhë, Fushë-Krujë, por dhe në qytete të tjera. Sipas tij, në zonat bregdetare dhe fushore ka filluar të shfaqen sindromat e “sëmundjes së para Luftës së Dytë Botërore”. “Shqipëria është e pambrojtur karshi urisë më modeste të ujit, në raport me përmasat e ujërave që sistemi i ngritur i kanalizimeve përballonte pa asnjë problem. Shkak për situatën e krijuar është inekzistenca e shtetit hidraulik dhe mungesa e infrastrukturës shkencore që sugjerojnë dhe parandalojnë këto fenomene, ndaj të cilit ky vend rrezikohet, nëse nuk mbrohet”, u shpreh Rama. Për këtë arsye, kryetari i PS-së kërkoi “rialokimin drastik i buxhetit të 2011-s për shpenzimet për këto fenomene që duhen trajtuar si një armik që kërcënojnë vendin tonë, plan të ri investimesh që adresojnë mbrojtjen nga përmbytja”. Sipas tij, nëse do bëhet ky ndryshim rrënjësor i buxhetit, vitin e ardhshëm do kemi më pak. “Nga buxheti të pakësohen fondet për punët që presin dhe të investohen fondet në masat për parandalimin e përmbytjeve, rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe rrëshqitjes së dherave”, propozoi ndër të tjera kreu i PS-së, Rama.
Propozimet e PS
Ndryshimi i buxhetit të vitit 2011, i miratuar pak ditë më parë.
- Të vendoset moratorium (të paktën) 3-vjeçar për ndalimin e prerjeve të pyjeve, për mosshfrytëzimin e lumenjve dhe të shtretërve të tyre.
- Duhen ndryshime në veprat e Kodit Penal në lidhje me dëmtimet e pyjeve dhe lumenjve.
- Të merren masa për të ringritur strukturën shkencore.
- Të bëhet analizë e thellë shkencore tërësore për gjendjen aktuale të lumenjve. Kjo ka qenë normativë e shtetit, por aktualisht në strukturat shtetërore nuk gjendet asnjë analizë mbi situatën e lumenjve.
- Të ngrihet strukturë shkencore për studimet dhe monitorimin e nevojshëm të sistemit të kullimit në vend.
- Të punohet për legjislacionin për të gjitha veprat kulluese, bonifikimet dhe mbrojtjen e të gjitha zonave malore kodrinore nëpërmjet pyllëzimit.
- Rialokimi drastik i buxhetit të 2011-s për shpenzimet për këto fenomene, që duhen trajtuar si një armik që kërcënon vendin tonë.
- Plan i ri investimesh që adresojnë mbrojtjen nga përmbytja.
- Të pakësohen fondet në buxhet për punët që presin dhe të investohen fondet në masat për parandalimin e përmbytjeve, rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe rrëshqitjes së dherave.
Vendimi
Deputetët socialistë, anëtarë të Komisionit të Ligjeve e të Ekonomisë u mblodhën pasditen e djeshme për të diskutuar mbi draftprojektin e PS-së mbi rishikimin e buxhetit të vitit 2011. Kështu, pritet që pas përpunimit dhe hartimit nga ana ligjore e këtij drafti, ligjvënësit socialistë ta depozitojnë në Kuvend, për të nisur diskutimet mbi të. Ndërkohë që grupi kuvendor socialist do të kërkojë zhvillimin e seancës së radhës parlamentare, seancë në të cilën do të kërkojë rishikimin e buxhetit dhe nxjerrjen e fajtorëve për përmbytjet.
Qëndrimi
Pavarësisht situatës kritike të krijuar në zona të ndryshme të vendit për shkak të përmbytjeve, Partia Socialiste do të vijojë të kërkojë hetimin parlamentar të zgjedhjeve, si dhe do të vazhdojë me organizimin e protestave qytetare. Një qëndrim i tillë mësohet të jetë mbajtur dje gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura nga lidershipi socialist. Kështu, edhe pse mazhoranca e ka fokusuar të gjithë vëmendjen në zonat e përmbytura, Partia Socialiste, krahas akuzave për këtë situatë, do të ndjekë axhendën e saj politike.