BE i sugjeron Shqipërisë të diskutojë çështjen e imunitetit të politikanëve

Niveli i larte i korrupsionit dhe kriza politike jane dy shkaqet kryesore te refuzimit, qe Komisioni Europian i beri ne fillim te muajit te kaluar kerkeses se Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE. Qe te rrise shanset per ta marre kete status vitin e ardhshem 2011 veç daljes nga kriza politike, vazhdimit te reformave, Shqiperise i duhen rezultate konkrete me te medha se deri me tani ne luften kunder korrupsionit. Fjala eshte per çuarjen para drejtesise se zyrtareve te larte te administrates publike, ministra, apo deputete, hetimet ndaj te cileve per korrupsion nderpriten per shkak te imunitetit, qe ata gezojne. I ngarkuari me pune i delegacionit te BE ne Shqiperi, Luigi Brusa, tha per programin shqip te DW: “Korrupsioni mbetet problem. Ështe e qarte qe nje imunitet i plote, i pakushtezuar eshte me siguri nje pengese per hetimet e sistemit te drejtesise ne rastet e korrupsionit. Kuadri rregullator lidhur me imunitetin mund te jete subjekt i diskutimeve.”
Opozita kunder heqjes ne teresi te imunitetit
Heqja e imunitetit te zyrtareve te larte dhe anetareve te Parlamentit u be nje çeshtje e nxehte ne veren e ketij viti. Nisma ligjore e kryeministrit Berisha dhe maxhorances se djathte pro kufizimit dhe heqjes se imunitetit nuk u perkrah nga opozita. Sipas saj heqja e imunitetit ne teresi nuk ndihmon luften kunder korrupsionit, por rrezikon funksionimin normal te Parlamentit dhe vendos opoziten perballe pushtetit autoritarist. Per opoziten heqja e imunitetit per te gjithe deputetet sjell hetime selektive dhe te motivuara politikisht. Ne baze te Kushtetutes miratimi i nismes ligjore per heqjen e imunitetit kerkon vote te cilesuar, te cilen maxhoranca e djathte nuk e arrin dot pa voten pro te opozites. Kjo ka sjelle deshtimin e nismes se maxhorances per heqjen e imunitetit ne teresi. A eshte heqja e imunitetit nje parakusht i domosdoshem per te çuar perballe drejtesise zyrtare te larte, ministra, apo deputete, qe hetohen per korrupsion?
Pavaresia e drejtesise nga politika - faktori vendimtar
Juristi Niazi Jaho, konstitucionalist i njohur ne Shqiperi, thote per DW se per miratimin e nismes ligjore per heqjen e imunitetit duhet ndryshuar Kushtetuta, gje qe kerkon nje konsensus te gjere mes dy forcave politike kryesore PD-PS per te ndryshuar nenin perkates, me Nr. 73, gje qe kerkon voten pro te 2/3 se deputeteve. Por gjithsesi per juristin me pervoje, heqja e imunitetit nuk eshte nje parakusht per uljen e nivelit te korrupsionit dhe ndeshkimin e zyrtareve te larte te korruptuar. “Edhe pa u kufizuar imuniteti Prokuroria e Pergjithshme, kur e quan te nevojshme, nuk ka ndonje pengese ligjore per t'iu drejtuar Parlamentit dhe per t'i kerkuar atij autorizim per fillimin e ndjekjes penale ndaj ketij, apo atij deputeti, ketij apo atij ministri. Kjo edhe per faktin se disa here drejtues te maxhorances qeverisese kane deklaruar se do te miratojne çdo kerkese te Prokurorise per heqjen e imunitetit. Prandaj mendoj se ne Shqiperi çeshtja me e rendesishme eshte pavaresia e organeve te drejtesise, shmangia e ndikimit politik mbi keto organe, sesa kufizimi, apo heqja e imunitetit. Nese keto organe do te zbatojne vetem Kushtetuten dhe ligjin, atehere edhe lufta kunder korrupsionit dhe kriminalitetit do te jete me efikase."
Nderkohe Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka bere kohet e fundit kallezim penal per 18 zyrtare te larte, qe nuk kane thene te verteten per pasurite e tyre. Kryeinspektori Adriatik Llalla thotw per DW se imuniteti nuk i mbron zyrtaret e larte dhe deputetet nga verifikimi per deklarimin e pasurise se tyre dhe kur sugjerimi i BE per te diskutuar kuadrin rregullator te imunitetit mbeshtetet ne situaten konkrete te Shqiperise. Sugjerimi i BE per te diskutuar kuadrin rregullator te imunitetit mbeshtetet ne situaten konkrete te Shqiperise. Sugjerimi i BE per te diskutuar kuadrin rregulator te imunitetit mbeshtetet ne situaten konkrete te Shqiperise. "Institucioni yne nuk ka pengese imunitetin" thote. Z. Llalla.
Realiteti i Shqiperise- baze per rregullime te kuadrit ligjor per imunitetin.
Por imuniteti nis e behet problem, kur vjen puna tek perballja me drejtesine, kur zyrtare te larte, per te cilet ka nje kallezim penal, nuk hetohen, ose hetimi nderpritet per shkak te imunitetit. Vendet e BE kane aplikuar rregullime te ndryshme ligjore lidhur me imunitetin ne perputhje me realitetin konkret te secilit vend. Kjo vlen edhe per Shqiperine.
“Rregullimet ligjore lidhur me imunitetin duhet te lidhen me realitetin perkates te nje vendi. Nuk ka nje “recete, apo medikament” te pergjithshem, qe mund t'u jepet te gjitha vendeve, qe u duhet te perballen me korrupsionin, por sesi behen rregullimet ligjore varet nga veçorite e vendit”, tha i derguari i delegacionit te BE ne Shqiperi, Luigi Brusa.
Autor: Ani Ruci
Redaktoi: Angjelina Verbica