87-87: “Peshorja” e Fatmir Vatës në Gjermani

Albania-sport Nëse do të aktivizohet qoftë edhe një minutë në ndeshjen Alemania Aahen-Arminia Bielefeld, mesfushori shqiptar Fatmir Vata, do të thyejë një rekord me karakter tërësisht personal. Kjo në fakt ka të bëjë me numrin e ndeshjeve në Gjermani të shqiptarit tashmë 35-vjecar në dy ligat profesioniste: Bundesliga 1 dhe Bundesliga 2. Kurioziteti ka një intrigë tërheqëse. Fatmir Vata ka luajtur një numër të njëjtë ndeshjesh si në Bundesliga 1 ashtu dhe në Bunsesliga 2: 87. I vetmi ndryshim është prodhimi i golave të Fatmirit: 7 gola në Bundesliga 1 dhe 25 gola në Bundesliga 2, që kurse Vata mbron ngjyrat e fanellës blu të Arminias nga viti 2001. Burrelasi ka luajtur në Shqipëri me Burrelin dhe Tiranën, ndërsa karrierën ndërkombëtare e ka nisur në Kroaci me NK Rijeka, për të vazhduar me NK Samobar, Slaven Belupo dhe FC Vukovar. Në Gjermani ekipi i parë i lojtarit shtatshkurtër (170) ishte Valdhof Mannheim.
SKEDA
Fatmir Vata
Datëlindja: 20.09.1971
Lartësia (cm): 170
Pesha (kg): 75
Kombësia: Shqiptare
Ndeshje me Kombëtaren: 17
Ndeshje në Bundesliga 1: 87
Gola në Bundesliga 1: 7
Ndeshje në Bundesliga 2: 87
Gola në Bundesliga 2: 25
Ekipi aktual: Arminia Bielefeld
Në ekip: Nga viti 2001
Nr.Bluzës: 10
Roli: Mesfushor
Ekipet e mëparshme: Valdhof Mannheim (1/2000-01), FC Vukovar 91 (1/1999-12/1999), NK Slaven Belupo (1998-12/1998), NK Samobor (1995-98), NK Orijent Rijeka (1993-95), KF Tirana (1/1992-93), FK Burrel (1990-12/1991).