E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Luani” dhe “Bisha”: Çdo ndeshje është si ndeshje e fundit

Nga Altin Manallari
"Nata e kampionëve të universit" të shtunën në "Hanns-Martin Schleyer-Halle" në Shtutgart do të sjellë përvec shumë evenimenteve tëtjera edhe një ndeshje boksi krejt të vecantë: Në shtëpinë e tij boksieri i peshës së rëndë Luan Krasniqi, alias "der Löwe" ("Luani") do të ndeshjet në kategorinë ndërkombëtare WBO kundër amerikanit Brian Minto. 32-vjecari nga Butler shtetit të Pensylvanisë me emrin e boksit "The Beast" ("Bisha) u bë i njohur para katër muajsh pas fitores së qartë kundër Axel Schulz në Gjermani. Sigurisht Luan Krasniqi, "matadori" nga Rottweil, i cili lëshoi shumë terren me humbjen dramatike në ndeshjen për titullin botëror në 2005-ën kundër Lamon Brewster, pikërisht ditën e 100 vjetorit të Max Schmeling, ka sqaruar në një intervistë ekskluzive për redaktoren e "GEA", Gabriela Thoma, se me një fitore ndaj Mintos, ai do të synojë sërish ngjiten drejt luftës për titull. A jeni i befasuar nga interesimi i madh i tifozëve? Mbi 5 000 bileta për ndeshjen tënde janë shitur tashmë. Po shiten thuajse të gjitha. Luan Krasniqi: Jo, ju dihet ta dini që "Schleyer-Halle" është shtëpia ime. Sa herë që unë kam boksuar këtu ajo ka qenë gjithmonë plot. Unë jam shumë i gëzuar, që rikthehem sërish në Shtutgart pas humbjes dhe pas dëmtimit. Sigurisht që unë shikoj përpara: më në fund dhe një ndeshje! Si duket përgatitja juaj pas një pushimi prej rreth 11 muajsh pa u ngjitur në ring? Gjatë gjithë kohës jam stërvitur, gjithnjë e më shumë me fuqinë, shpejtësinë dhe rezistencën. Si para cdo ndeshjeje, në tre javët e fundit të përgatitjes unë ka zhvilluar një stërvitje të ashpër në sparing me dy tipa boksierësh të ngjashëm si Minto. Gjatë kësaj kohe kam rigjeneruar ndjenjën time të agresivitetit. Gjatë kësaj jave unë po stërvitem vetëm një herë në ditë deri në ditën e ndeshjes. Cfarë strategjie taktike keni planifikuar të përdorni kundër Mintos? Minto ka një vullnet të fortë dhe sigurisht një kundërshtar për t'u patur në konsideratë, i cili nga 28 ndeshje, 27 i ka fituar. Unë duhet të jem i kujdesshëm, dhe ta ndërtoj boksitin tim hap pas hapi. A ndiheni i karikuar vecanërisht pas këtij pushimi të gjatë? Unë jam i karikuar para cdo ndeshjeje, dhe karikimi në vetvete është një lloj nervoziteti normal. Dhe nëse unë nuk do ta kisha këtë lloj ndjenje, nëse frika nuk do të ekzistonte, atëherë do të duhej të hiqja dorë nga boksi. A është Brian Minto kundërshtari që ju do të dëshironit? Në të vërtetë unë do të doja kisha si kundërshtar Lamon Brewsterin. Sigurisht që skena e boksit nuk është një koncert i dëshirave. Unë nuk mund të zgjedh vetë kundërshtarët e mi. Megjithatë Minto nuk është një boksier i lehtë. Ai mund të jenë një kockë e fortë. Kjo do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi edhe ai ka shanset e tij, për të synuar drejt ngjitjes në renditjen botërore. Ai do t'i kërkojë të shfrytëzojë shanset e tij kundër meje. Në këto momente një ndeshje e peshave të rënda po ndjek tjetrën. Si do ta gjykonit ju një situatë të tillë? Për mua si sportist profesionist është e vështirë, për t'u përgjigjur, pasi edhe unë i përkas kësaj skene. Por unë mendoj se mund të them, që për momentin në botë nuk ekzistojnë kampionë absolutë të peshave të rënda si për shembull në kohët e Tajsonit, Lennox Lewis apo Evander Holyfield. Por Vladimir Klitschko është tashmë për mua një nga më të mirët. Se sa i shpejtë dhe i rafinuar është këtë e tregoi edhe ndaj Ray Austinit të shtunën e fundit. A do të ishin ju i kënaqur nëse Don King do t'ju ofronte një ndeshje për të sfiduar kampionin e botës? Natyrisht, por do të doja të bëjë një premtim, nëse unë nuk do të mund të bëj asnjë marrëveshje për ndeshje të tjera, nëse unë nuk do të duhet të nënshkruaj asnjë dhe për këtë as të mos fitoj para. Qëllimi im është shumë herë më i madh, dua të sfidoj kampionin botës në WBO, Shannon Briggs. Atëherë unë do të mund të lirohem nga promotori im Klaus-Peter Kohl dhe do të duhet të paguaj një tjetër menaxher. E marrim të mirëqenë fitoren ndaj Mintos, a do t'ju bënte kjo në mënyrë automatike numrin "Një" të federatës së boksit ËBO dhe kështu të keni shanse për t'u bërë sfidanti për titull? Për mua së pari është rëndësishme vetëm një fitore për dua të bindur në këtë ndeshje që e meritoj atë. Pastaj do të përzihen sërish kartat e federatës, dhe do të shikohet, cfarë do të dalë në treg. Unë jam sportist dhe besoj, mbështetem te suksesi dhe të njerëz të përgjegjshëm dhe të rëndësishëm. Që unë do ta marr dhe një tjetër shans për të sfiduar kampionin si kundër Brewsterit, ky është qëllimi im i madh, pasi unë dua të bëhem kampion bote. Kjo është ajo që unë besoj me siguri. Por a kishte në vjeshtë një atmosferë shqetësuese, të turbullt mes teje dhe promotorit tënd, të kushtëzuar nga dështimi i mbrëmjes së boksit në "Porsche-Arena"? Unë nuk dua ta thelloj më tej këtë temë, pasi kjo i përket një kaluare të largët. Por ajo që vlen është, që ne sërish vazhdojmë përpara bashkë. Nëse unë do të fitoj tani, besoj se Klaus-Peter Kohl, do të ketë argumente të mira për të vazhduar tratativat. Ai zotëron një industri të madhe dhe do të më japë mua një shans të ri për të luftuar për titullin kampion bote, pasi një gjë e tillë është edhe në interesin e tij. A ju duket e hidhur zhurma për rikthimin e Henry Maskes, i cili mund të ndikojë në mos zhvillimin e ndeshjes së ardhshme në Gjermani? Unë mund të flas vetëm për vete. Unë do të provoj të ofroj sportin e bukur. Që Maske po rikthehet, nuk është pikërisht vetëm faji i tij. Shpresa duket se e ka forcuar atë. Por, që ai ka humbur një ndeshje para 10 vjetësh dhe këtë llogari kërkon të hakmerret pas një kohe kaq të gjatë, duket sikur nuk është linja e duhur. Unë dyshoj që ai është rikthyer për shumë prej 500 000 eurosh. Nëse ai do të thoshte, se e provokon shuma prej 3,5 milionësh, sepse dëshiron të përmirësojë konton e tij, atëherë do të ishte më i sinqertë dhe më i qartë. Gjithsesi për të shtuar këtu, sipas meje Maske e ka bërë boksin më tërheqës dhe atij i duhet dhënë një identitet. Për këtë unë i jam mirënjohës. Ta marrim njëherë të mirëqenë, që ju e humbni ndeshjen kundër Mintos, a do të ishte ky fundi për ju? Tani ju gjithashtu jeni 35 vjec ... (Qesh) Për një boksier të peshave të rënda është gjithmonë cdo ndeshje, si ndeshja e fundit. E zëmë se unë do të bie "Knock-out", megjithatë ky nuk ka pse të jetë fundi për mua. Unë kam në karrierën time plot 32 ndeshje si profesionist dhe vetëm dy humbje në të cilat nuk kam ngrënë shumë grushta. Unë dëshiroj të qëndroj edhe për disa kohë në boks. Jam akoma i freskët dhe dua të shkoj akoma dhe më përpara. (GEA) Axel Schulz: Nuk e kam ndjenjën e hakmarrjes Ai nuk dëshiron të ngjitet në ring, por nuk është e thënë që ai nuk ka asnjë interes, pasi është krejt normale që ai tw shtunën të gëzohet bashkë me gruan e tij Patricia. Ky është Axel Schulz që të shtunën në mbrëmje do të ndjekë, se si Luan Krasniqi do të provojë të marrë hakun e tij, ku do të ndeshjet me Brian Minton, pikërisht njeriun që ka ndërprerë në mes karrierën e Axel Schulz më 25 nëntorin e vitit të kauluar. Schulz nuk eka haruar atë ditë, kur do të binte "Knock-out" në raundin e gjashtë. "Por nuk është e vërtetë që unë dua të hakmarrje në këtë ndeshje, - shton Schultz. - Unë e di që Minto ka dobësi të mëdha. Mbrojtja e tij është e mangët dhe nuk ka teknikë të mirë. Prandaj Krasniqi ka shanse ta mundë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›