E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrudho shenon perseri ne miqesoren e Chievos

Nga Kastriot Gjini
Vetem disa minuta me pare, skuadra e Chievos ka lene fushen e lojes, per tu drejtuar ne dhomat e zhveshjes. Nuk ka pasur ndeshje zyrtare sot, por si cdo jave, Chievo ka zhvilluar ndeshjen e kontrollit, qe ti jape mundesi trajnerit Del Neri qe te zgjedhe 18 qe do ta shoqeroje ne ndeshjen me Kaljarin. Ne kete ndeshje kunder skuadres se rinjeve kane qene te pranishem dhe dy shqiptaret e Chievos, te cilet jane aktivizuar per nga nje pjese loje secili. Pjesa e pare eshte zhvilluar me Chievon te kete ne sulm, dyshen e zakonshme Bogdani - Pellisier. Kjo dysha ka qene mjaft frytdhenese pasi ka shenuar 3 nga 4 golat e kesaj ndeshjeje. Te 3 keta gola u shenuan nga sulmuesi Pellisier. Erjon Bogdani nuk arriti te shenonte ne kete ndeshje. Ne pjesen e dyte, dyshja sulmuese do ti lere vendin dy sulmuesve te rinj, shqiptarit Xhulian Rrudho - Cozzolino. Ne kete pjese loje do te jete lushnjari Rrudho ai qe do te leje dhe kujtimin e tij, duke shenuar golin e 4 te skuadres se pare. Ky eshte goli i tij i dyte ne miqesoret e skuadres se pare te Chievos. Mesa duket, trajneri Del Neri beson tek ai dhe e ka marre nga te rinjte. Rrudho stervitet me skuadren e pare dhe luan ne cdo miqesore. Ai dhe ka shenuar, gje qe mesa duket mun ti ofroje dhe nje vend ne 18, pasi Chievo ka dhe 7 lojtare baze qe do ti mungojnene ndeshjen e rradhes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›