Dule: Opozita, pergjegjesi per statusin
Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, thote se pakti i kreut te Partise Socialiste, eshte nje dokument i deshtuar qe nuk mund te sherbeje per integrimin e vendit. Ne nje deklarate dhene dje per mediat u shpreh se ne momente kritike per procesin e integrimit te vendit, opozita nuk mund te beje levizje hipokrite. "Eshte kotesi te shpresosh per sukses ne politike ne baze te formulave te cilat sistematikisht jane provuar si te deshtuara. Nuk mund te karakterizohen levizjet tona ne momente kaq kritike nga hipokrizia dhe nga interesa qe nuk kane asgje te perbashket me interesin e perbashket te shoqerise dhe cdo qytetari", tha Dule. Ai tha me tej se opozita nuk ka funksionuar sic duhet gjate viteve te fundit. Ne kete pike pranoi pergjegjesite personale dhe ato te partise qe drejton. Si pjese e Opozites se Bashkuar, Vangjel Dule deklaroi se opozita nuk ka treguar koherence ne qendrimet e saj dhe ka perdorur taktika bllokuese perballe mazhorances: "Per mendimin tone opozita ka pergjegjesite e veta, te cilat ne i shohim ne inkonsekuencen strategjike, ne konfuzionin taktik te aktivitetit te saj", tha dje Dule duke shtuar se reformat mbahen peng nga mungesa e konsensusit ne Kuvend. Kreu i PBDNJ-se shtoi se dhe mazhoranca duhet te mbaje pergjegjesite e saj. Reagimi i kreut te PBDNJ vjen ne kohen qe Partia Socialiste akuzon mazhorancen per mosmarrjen e statusit te vendit kandidat. Nderkohe qe raportin e KE theksohet se penalizmi erdhi si pasoje e mos votimit te reformave. Edhe me pare, Dule ka shprehur rezerva ndaj politikes se ndjekur nga lidershipi i Partise Socialiste. Ai ka munguar ne takimet e zhvilluara me aleatet gjate muajve te fundit nga lidershipi i Partise Socialiste, Edi Rama duke treguar hapur mos pelqimin ndaj strategjise se kreut te opozites.