“Migjeni” merr statusin “Teatër Metropolitan”
14/06/2009 Firmoset nga Kryeministri Berisha për punën e admirueshme të artistëve shkodranë
Do të përfitojë fonde më tepër dhe rritje pagash për të punësuarit
Vlerat e pamohueshme të teatrit ‘Migjeni” në Shkodër, janë bërë nxitëset më të mëdha për klasifikimin e këtij institucioni kulturor në një nga më të rëndësishmit, pas atij të Tiranës. Ka qenë kryetari i Bashkisë së Shkodrës që ka bërë të ditur se vetë Kryeministri i vendit Sali Berisha ka miratuar dhënien e statusit “Teatër Metropolitan”, për teatrin “Migjeni” të Shkodrës, status ky i barasvlershëm me atë të teatrit kombëtar të Tiranës. Nga ana tjetër drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës bëjnë të ditur se prej vitesh pushteti vendor ka kërkuar dhe ngulur këmbë që të rritej me anë të statusit vlerësimi ndaj këtij teatri që mbarte në gjirin e tij një punë të admirueshme të mjaft dekadave të artistëve shkodranë që bënë emër jo vetëm në Shkodër, por edhe më gjerë. Nga ana e tij Kryeministri Berisha ka marrë parasysh jo vetëm këmbënguljen e Bashkisë së Shkodrës, por edhe punën 60-vjeçare të brezave të ndryshëm dhe të shumtë të artistëve shkodranë që bënë histori në artin skenik shkodran dhe shqiptar. Sipas burimeve nga Bashkia e Shkodrës, Kryeministri Sali Berisha, ka firmosur dhënien e statusit teatër Metropolitan për teatrin “Migjeni” të Shkodrës në kuadër dhe të një reforme që do të përfshijë këtë institucion kulturor. Statusi i dhënë do të ndikojë jo vetëm në shtimin e numrit të shfaqjeve teatrore, por edhe në rritjen e pagave të aktorëve të tetarit “Migjeni”, që për vite të tëra kanë punuar vetëm për hir të pasionit, pasi pagat ishin tepër të ulëta, për të mos thënë qesharake. Njëkohësisht reformimi i këtij teatri do t’i hapë rrugë dhe stimulimit të artistëve të rinj. Statusi “Teatër Metropolitan”, i dhënë për teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës është i vetmi që është dhënë deri tani në të gjithë vendin. Dhënia e këtij statusi nuk u bë thjesht për të plotësuar disa dëshira, apo kërkesa, por duke plotësuar kriteret e forta që ishin vendosur. Sipas të dhënave të Bashkisë së Shkodrës, për të marrë këtë status Ministria e Kulturës kishte shpallur disa kritere që kanë të bëjnë me një veprimtari artistike mbi 55-vjeçare, të ketë fituar titullin më të lartë ose njërin nga 3 çmimet e para të festivalit kombëtar të ketë marrë pjesë në veprimtari ndërkombëtare dhe të jetë vlerësuar me çmime të ketë shfaqur mbi 200 premiera. V. Abdyli