AVA gati vërtetimet për studimet jashtë
14/06/2009 Tërheqja e rreth 3000 vërtetimeve do të bëhet pranë agjencisë kundrejt një tarife financiare
Ngelja në provimet me zgjedhje humb të drejtën e studimit si brenda, ashtu dhe jashtë vendit
Kandidatët që tashmë kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve të larta jashtë vendit duhet të paraqiten në ambientet e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve për tërheqjen e vërtetimeve të vulosura e që faktojnë mbarimin e shkollës së mesme. Ky është një ndër dokumentet kryesore që maturantët duhet të paraqesin në organet konsullore për ndjekjen e studimeve jashtë vendit. AVA ka përfunduar evidentimin e të dhënave të grumbulluara nga plotësimi i formularëve A-1, ku ka rezultuar se rreth 3 mijë nxënës shqiptarë kanë kërkuar të ndjekin shkollën e lartë jashtë vendit, pjesa dërrmuese e të cilëve kanë plotësuar regjistrimet paraprake për programet që ofrojnë universitetet italiane. Aktualisht janë përgatitur rreth 3 mijë vërtetime që do të shkojnë për këtë kategori. Specialistët e AVA-së kanë pohuar se shpërndarja e tyre do të bëhet pranë kësaj agjencie dhe jo nëpërmjet dërgimit të tyre në shkollat e mesme ku kanë mbaruar kandidatët. Kështu, të gjithë aplikuesit brenda këtij harku kohor duhet të paraqiten në AVA dhe kundrejt një vlere të caktuar financiare të mundësojnë tërheqjen e këtij vërtetimi. Ndërsa kur të dorëzojnë dosjen e plotë të dokumenteve ata duhet të paraqesin jo vetëm certifikatën e Maturës Shtetërore, por edhe dëftesën (vetëm për studimet në Itali).
Provimet
Për të gëzuar të drejtën e studimit në programet që ofrojnë universitete italiane, aplikuesit duhet t’u nënshtrohen detyrimisht provimeve me zgjedhje. Në rastet kur nuk do të vlerësohen me nota kaluese në këto provime, që do të zhvillohen më 10 korrik, do të skualifikohen automatikisht nga e drejta e vijimit të procedurave të mëtejshme për studimet në këtë vend. Ndërkohë lajmi tjetër i keq është se këta kandidatë përveçse humbasin studimet jashtë, nuk do të lejohen të vijojnë studimet e larta as në fakultete publike të vendit. Kjo pasi rregullorja e provimeve të maturës e ka tashmë të përcaktuar qartë se në universitet do të pranohen vetëm ata kandidatë që kanë arritur të vlerësohen kalues në të katër provimet e Maturës Shtetërore 2009. Ndërsa ata që shpallen fitues në fazën e parë për studimet në Itali, për disa degë të tjera apo programe të limituara, studimi është vendosur që përveç testimit të gjuhës të zhvillohen dhe teste të tjera specifike me llojin e degës. Për rastet kur kandidati do të vlerësohet pozitivisht në këto prova, atëherë do të marrë të drejtën e studimit. Konkretisht për kurset e diplomimit me numër të limituar (arkitektura, mjekësia, odontoiatria, veterinaria, profesionet sanitare, shkencat e formimit primar) përveç provimit të gjuhës janë parashikuar prova të tjera për t’u kaluar në lidhje me disiplina të veçanta.
Dokumentet
Dokumentet origjinale do të dorëzohen në muajin gusht, kohë në të cilën duhet të jenë shpërndarë edhe certifikatat e maturës, në të cilat gjenden rezultatet e arritura në provimet me zgjedhje, ashtu dhe ato të detyruarat. Po në këtë kohë duhet dorëzuar dhe dëftesa e pjekurisë (origjinali). Maturantët që e kanë tërhequr dëftesën e pjekurisë në verën e 2008-s duhet ta dorëzojnë atë së bashku me certifikatën e maturës shtetërore brenda datës 10 gusht 2009, ora 12:00, ndërsa ata që e kanë dorëzuar dëftesën e pjekurisë që në fazën e parë do dorëzojnë vetëm certifikatën e Maturës Shtetërore.