Albumi i “Metallica” më i shituri në 20 vjetët e fundit
TIRANE-“Metallica” sërsih të parët. Grupi amerikan i muzikës “Metallica” ka albumin më të shitur në SHBA në 20 vjetët e kaluara, ka bërë të ditur revista muzikore “Klasik rok”.
Realizimi i pestë në studio i “Metallica”-s, “The Black Album” nga viti 1991 është shitur deri më sot në 15 milionë e 620 mijë ekzemplarë në SHBA. Ky album edhe vitin e kaluar ishte në vendin e parë për nga shitja qe nga viti 1991.
Në vendin e dytë renditet albumi i këngëtares Shania Tuejn “Come On Over” me 15 milionë e 487 mijë ekzemplarë, derisa vendi i tretë i ka takuar Alanis Moriset, albumi i së cilës “Jagged Little Pill” ka pasur shitje prej 14 milionë e 642 mijë ekzemplarë.
Të dhënat për shitjen e albumeve në SHBA përcillen qe nga viti 1991, kur kompania “Soundscan” vendosi sistemin për përcjelljen e saktë të shitjes së editimeve muzikore.
(d.b/BalkanWeb)