E Diel, 1 Nëntor 2026

PS shqyrton terheqjen nga KQZ

Disa dite perpara zhvillimit te Asamblese Kombetare ne seline roze po diskutohen idete per aksionin e ri politik


Pas akuzave mbi Ristani per vendimmarrjen PS mendon kufizimin e marredhenieve


TIRAN - Ne kushtet kur asnje propozim i tyre nuk pranohet nga mazhoranca Partia Socialiste po eksploron te gjitha opsionet qe do te mund te sjellin pranimin e kerkesave.


Burime nga selia roze bejne te ditur per gazeten Shekulli se vetem pak dite perpara mbledhjes se Asamblese Kombetare te Partise Socialiste midis lidershipit socialist po diskutohen opsionet e aksionit te tyre politik. Ndonese eshte folur per nje mbledhje te Asamblese Kombetare qendrimi qe do te dilet prej saj ende eshte ne dileme.


Nga selia roze mesohet se nga opsionet me te diskutuara eshte pershkallezimi i qendrimit ne marredhenie me institucionet ku Partia Socialiste ka perfaqesuesit e saj.


Nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009 deri me tani socialistet kane nje marredhenie te kushtezuar me Kuvendin. Por kjo marredhenie e kushtezuar mund te transferohet edhe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve pas kritikave qe partia me e madhe ne opozite ka shfaqur ne drejtim te kreut te ketij institucioni dhe vendimmarrjes se tyre.


Ndonese ende zyrtarisht nuk ka nje qendrim mbi sjelljen politike te Partise Socialiste pas djegies se fleteve dhe te nje kompromisi te munguar kufizimi i marredhenie eshte nje opsion i hapur per kete parti.


Zyrtare socialiste sqarojne se ne ditet ne vijim kur edhe do te vendoset nje strategji cdo
opsion i opozites do te ndiqet nga pershkallezimi i protestave deri ne largimin e qeverise.


Paralelisht me kete qendrim Partia Socialiste do te ndjeke hap pas hapi cdo moment qe lidhet me procesin e zgjedhjeve te ardhshme vendore qe priten te mbahen me 8 maj.


Nga ana tjeter burime nga selia roze mohojne kategorikisht qe Partia Socialiste te dorezoje nje tjeter draft ne parlament per ti dhene zgjidhjes krizes aktuale politike.


Sipas tyre cfaredo propozimi qe do te behej gjithnje do te kete nje arsye qe mazhoranca do te perdore per te refuzuar hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2008. Ne keto kushte socialistet shprehen skeptike qe mund te kete nje zgjidhje me Partine Demokratike dhe objektiv do te jene zgjedhjet e parakohshme.


Per te arritur ne zgjedhje te parakohshme socialistet do te shfrytezojne cdo mundesi. Momentalisht zgjedhjet e parakohshme dhe ato lokale ne nje dite per socialistet nuk jane nje opsion.


PS do te synoje qe permes fitores se zgjedhjeve te ardhshme lokale te hedhe hapin per zgjedhjet e parakohshme. Por cdo veprim mbi keto do te merret paralelisht me te dhenat qe vijne nga baza pasi shume individe po punojne hap pas hapi per vleresimin e infrastruktures zgjedhore.


Nese procesi do te kete parregullsi dhe opozita sdo te kete parregullsi socialistet mund te shkojne deri ne terheqjen e komisionereve ne diten e zgjedhjeve.


Perfaqesuesit e Opozites se Bashkuar kerkojne vetem protesta deri ne zgjedhje te reja

Milo-Ndoka

Permes zgjedhjeve te largojme Berishen

TIRAN - Pas deshtimit te arritjes se konsensusit PD-PS anetaret e Opozites se Bashkuar te Shqiperise shprehin mendimin se permes fitores se zgjedhjeve te ardhshme vendore eshte mundesia per largimin e qeverise Berisha.


Kryetari i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo thote se opozita duhet qe taktikisht te perforcoje luften politike me forma dhe metoda te ndryshme qe nga debati dhe kritikat e ashpra parlamentare duke parashtruar alternativat e saj por deri tek protestat masive populloreOpozita duhet te pergatitet per zgjedhjet e ardhshme te 8 majit te cilat duhet te synojne qe te shnderrohen ne te njejten kohe edhe ne zgjedhje te pergjithshme politike.


Pra ky eshte synimi kjo eshte strategjia- sugjeron ai. Nje tjeter aleat i Partise Socialiste kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka shprehu nevojen e protestave te fuqishme qe ta pengojne realisht aventuren e metejshme te kryeministrit Berisha dhe jo protesta te nje natyre 1 ore ose 2 ore.


Ne e kuptojme qe eshte nje rruge e gjate e veshtire eshte nje rruge qe asnjeri nuk e deshiron te ndodhe por eshte e vetmja menyre- tha ai.


Per te dy perfaqesuesit e Opozites se Bashkuar aksioni i opozites duhet te fokusohet vetem ne largimin e qeverise permes nje axhende te qarte.


Duhet patjeter qe te kemi nje program te qarte te Opozites se Bashkuar te cilin ende nuk e kemi. Duhet te kemi nje kontrate serioze te menyres se si do te bashkeveproje se si do te bashkepunoje opozita brenda vetes dhe ne bllok te krijojme se bashku ne popull imazhin e nje force politike serioze qe ka marre persiper nje mision historik ndryshimin cilesor te pushtetit sugjeron Milo.


Nga ana tjerr Ndoka thote se kriza tashme eshte ne piken kulmore te saj. Ne kete sens sipas tij aksioni i opozites duhet te jete i fokusuar vetem ne drejtim te largimit te kesaj qeverisje me cdo lloj kushti me cdo lloj qendrimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›