Orhan Pamuk viziton Athinën

Novelisti i njohur turk Orhan Pamuk, fitues i çmimit nobel ne letërsi për vitin 2006, do te zhvilloje një vizite, te vlerësuar si te rralle, ne kryeqytetin grek, Athine. Parashikohet qe ai te mbaje një leksion ne sallën e koncerteve Megaron ne 11 janar, ne kuadër te një programi për shkëmbimin e kulturave. Vizita e shkrimtarit me te njohur dhe me te vlerësuar turk ne një vend si Greqia ka një simbolike edhe me te madhe, nëse merren parasysh raportet gjithnjë te komplikuara dhe te acaruara mes dy shteteve. Ky takimi i nobelistit me lexuesit e tij ne Greqi ishte programuar te zhvillohej qe ne mars te vitit te kaluar, por ne ate kohe u anullua per shkaqe personale. Botimi e shkrimtarit jane përkthyer ne mbi 50 gjuhe te botes, ndërsa Pamuk është mjaft i njohur edhe këtu ne Shqipëri. Vitin e kaluar ai qëndroi per nje vizite edhe ne Tirane, ku firmosi autografe dhe iu përgjigj interesimit te lexuesve te tij shqiptare.
Shpërndaje