E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne oborrin e Operes

Nje dite para Ballos. Soliste te Teatrit te Operes dhe Baletit pianiste grimiere bejne bilancet e nje viti.


Ca te kenaqur te tjere te pakenaqur ne pritje te angazhimeve. Jashte skenes dhe pertej ketyre mureve cfare u ka ndodhur


Sonte ora 20.00 balerine dhe kengetare lirike interpretojne ne Gran Ballo per here te fundit per vitin 2010 ne Teatrin e Operes dhe Baletit. Mbremjen e hap Marshi i Pashait nje parade e Gardes se Republikes dhe trupes se Baletit.


Pastaj Tango pergatitur nga Enada e Gerd Vasos fragment nga Dhimbje dhe dashuri po me koreografi te Vasove dhe Zorba punuar nga Arjan Sukniqi. Ne skenen e zbukuruar nga Geraldina Sposa e vetmja qe ofron nje shfaqje ne atmosferen e zbehte kulturore te kryeqytetit rishfaqen pjese te zgjedhura nga operat e ketij sezoni.


Nga Perrallat e Hofmanit dhe premiera e 23 dhjetorit Vejusha Gazmore Interpretojne solistet qe jane angazhuar gjate sezonit Vikena Kamenica Etleva Golemi Armando Kllogjeri Emiljana Palushaj Armando Likaj. Orkestra e drejton dirigjenti administrativ i Operes Zhani Ciko dhe dirigjentet Edmond Doko e Deniola Kuraja.


Ciko mban sonte edhe peshen e rolit te prezantuesit i ndihmuar nga Hygerta Sako dhe Migena Kraja. Te ftuar perfaqesues te ambasadave me seli ne Tirane po edhe gazetare te shtypit dhe televizionit.


Nje dite para Ballos se fundvitit solistet e operes dhe baletit tregojne per sukseset mosrealizimet cfare duan te arrijne me 2010 bashke me nje urim per lexuesit e gazetes
Shekulli. Gjejme ne oborrin e Operes Etleva Golemin Eriona Gjyzelin dhe Dion Gjiniken dhe ne barin historik Lux Armando Likajn Lindita Kolen grimieren Irena Dervishi dhe pianisten Ingrid Pulizo.


Etleva Golemi dhe Armando Likaj duken me te permbushurit profesionalisht per vitin qe leme pas. Golemi pati dy role te para Mano Lescaut te opera me te njejtin titull dhe rolin e Xhildes te Rigoletto. Te e para e zgjodhi Nikolin Gurakuqi te e dyta Nicola Zorzi. olemi pret me teper begati se kaq vitin tjeter.


Qysh tani i eshte propozuar roli i Violetes te Traviata dhe roli i Elisabetes te Don Carlos dy opera me muzike te Giuseppe Verdit dhe role qe i pershtaten
vokalit dramatik te saj. Ndersa Golemi pergatitet ka nga ata soliste ne Opera qe as nuk e dine akoma qe Verdi vjen dy here ne TOB me 2011-en. Golemi tani per tani nuk ka ambicie te medha i ka arritur ato qe do.


E rendesishme eshte qe te mbaj nivelin qe kam ose te shkoj shtohen te ardhurat ekonomike. Entuziazmin e Likajt nuk e shohim te te gjithe. Edhe pse nuk thuhet hapur eshte e kuptueshme sesi mund te ndihet nje solist qe gjate nje viti pune e ka prekur skenen vetem nje here.


Si ndihet Eriona Gjyzeli qe kete vit u pa vetem te Perrallat e Hofmanit ne rolin
e Zhuljetes. Bosh. Packa se ne pergatitje dhe ne pune ndihesh aktive e shikon veten qe ne veprat qe jane vendosur ne kalendar nuk gjen hapesiren e duhur se nuk pershtaten me vokalin tend.


Per kete jam ndjere paksa bosh por ja qe ndodh. Per 2011 uroj qe te gjej veten time ne Teatrin e Operes sic e kam gjetur vite te shkuara.


Vec operes Gjyzeli eshte angazhuar edhe ne koncertin per 100-vjetorin e Nene Terezes
dhe ne pergatitjen e CD-se Stabat Mater te Pergolesit. Jashte punes ky vit per Gjyzelin ka qene i gezueshem. Me ne fund ajo qe gjithkus priste u arrit. Nuk ka me radhe te gjata dhe nuk mohohet me levizja e lire ne shtetet e Evropes.


Kjo eshte gjeja me e bukur qe ka ndodhur per mua ne 2010-en. Sopranoja i uron kolegeve te saj lexuesve te Shekullit dhe shqiptareve te kene qetesi lumturi ne vitin qe vjen dhe te buzeqeshin me shume.


Per stafin e operes uron te jene sa me kompakt te qeshin me shume dhe te jene me te sjellshem me njeri-tjetrin. Ne te njejtat kushte si Eriona duket se ka qene edhe balerini Dion Gjinika per kete vit i angazhuar vetem te Zorba dhe Dhimbje dhe dashuri.

Vitet e tjera kame qene super te me lart akoma thote ajo. Sopranoja eshte e mendimit qe ai qe kerkon shume nuk arrin
asgje. fare do te donte me shume sopranoja per institucionin ku punon Te rregullohej ambienti i jashtem te behet ashtu sic ka qene. Nuk hyn dot publiku per te pare nje shfaqje.


Baritoni Armando Likaj ka qene me i kerkuari ne Opera per 2010-en. E filloi me Manon Lescaut dhe me pas i erdhen 6 role
Henri VIIIe Anna Bolena dhe kater role te Perrallat e Hofmanit. E mbylli me ambasadorin te Vejusha Gazmore.


Likaj ka ndjere me te vertete sadisfaksion per gjithe punen qe ka bere. Ai uron vetem qe Teatrit ti ngarkuar. Kete vit nuk ka pasur shume vepra baleti ne krahasim por ato qe kemi realizuar kane qene shume impenjative.


Shpresojme qe vitin tjeter te kemi vepra me te medha thote
Dioni qe per vitin qe vjen ka te tjera projekte ne xhep jashte Teatrit si spektakli Vallezim me yjet apo Histori dashurie. Ne ballon e fundvitit Dioni kercen te Tango.

Per disa te tjere mosangazhimi i plote do te thote me teper energji per vitin e ardhshem.
Lindita Kola mexosopranoja qe u shfaq te Anna Bolena Rigoletto dhe te Vejusha Gazmore pret kalendarin 2011.


Ndihet me energji per te perballuar ato qe do te sjelle e ardhmja e afert. 13 premierat ne Teatrin e Operes mund te harrohen shpejt per shikuesit per shkak te kohes se shkurter qe kane qendruar ne skene por jo per dy njerez pianisten Ingrid Pulizo dhe grimieren Irena Dervishi. Ka qene vit i ngarkuar per Pulizon dhe ajo shpreson te kete qene edhe i suksesshem.


Pulizo i sheh gezimet e jetes te lidhura me punen. Jashte ndonjehere nuk ka edhe aq per te shijuar me kete rremuje trafik rritje cmimesh. Per Irena Dervishin qe ka 25 vjet qe punon ne Teater ndoshta Balloja e Fundvitit do te jete e vetmja shfaqje qe do te shijoje e qete ne skene. Kostumet i ka qepur gjate gjithe vitit sonte ngelet ndonje rregullim i vogel ne momentin e fundit.


E ndjen nevojen e nje pushimi para nje pune edhe me impenjative vitin qe vjen. Qysh ne muajin e pare te vitit Irenes i duhet te qepe kostumet shqiptare
per operen Borana qe e shikon
skenen pas 20 vitesh.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›