E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, Bashkia dhuron film tredimensional në Kinema "Agimi"

TIRANË-Të rinjtë e Rrjetit Rinor të Tiranës provuan sot magjinë dhe emocionet që përcjell shfaqja e një filmi në formatin tredimensional në ekranin e madh të kinema "Agimi", e cila është hapur vetëm para pak ditësh në kryeqytet dhe që ofron të gjithë teknologjinë bashkëkohore, për të ndjekur zhvillimet e botës së kinemasë, ashtu si në çdo kryeqytet tjetër të botës.
Kjo ishte dhurata e këtij fundviti që Bashkia e Tiranës u bëri të rinjve të Rrjetit Rinor të kryeqytetit, në shenjë mirënjohje për çka ata bëjnë jo vetëm si nxënës e nxënëse të dalluar, por edhe për kontributin që ata japin, si qytetarë aktivë e të palodhur në jetën sociale të kryeqytetit.
I pranishëm në shfaqjen e këtij filmi kryebashkiaku Edi Rama theksoi se "është vërtet kënaqësi që të kemi në Tiranë një tjetër kinema, por një kinema që është në avangardë të teknologjisë dhe që sot krijon mundësinë për t’i ndjekur të gjitha zhvillimet e teknologjisë së filmit, pa asnjë diferencë nga ato që shfaqen në çdo kryeqytet të botës së zhvilluar".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›