Mihail Gorbacov ne Tirane
Jo me si udheheqesi hijerende i ish-Bashkimit Sovjetik jo si presidenti i atij vendi te stermadh dhe aq me pak si sekretari i pergjithshem i ish-partise me te madhe komuniste ne te gjithe boten.
Mihail Gorbacov erdhi sot ne Tirane me nje kuti shahu ne dore nje ambasador i njerit prej sporteve me intelektuale ne bote sport te cilin Rusia e tij e prezanton si nje nga me te zhvilluarit ne bote.
Gorbacovi 80-vjecar do te dorezoje sonte ne oren 1900 ne Pallatin e Brigadave titullin e kampiones se botes per femra titull qe u fitua pikerisht ne Tirane nga shahistja kineze Hu Jifan.Gorbacov eshte patron apo president nderi i Programit te Federates Boterore te Shahut program qe quhet Shahu ne Shkolla.
Gorbacov ka ne program takime me krere te larte te politikes shqiptare si kryeministri Berisha apo kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ndersa parashikohet qe ai te jete pjesemarres ne nenshkrimin e nje marreveshjeje mes Federates Boterore te Shahut dhe Shqiperise per shahun ne shkolla.
Gorbacov ka qene gjithnje nje shahist mjaft i mire ndonese eshte shprehur se ka ndjekur rrugen e Leninit qe e braktisi shahun per tiu kushtuar politikes. Por ashtu si ish-gjenerali i madh rus Aleksander Suvorov ai mendon se shahu eshte gjimnastika e mendjes.