E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mihajlovic refuzon Interin

Nga Express më 23 qershor 2011 në ora 16:18

Sinisa Mihajlovic do të mbetet te Fiorentina, edhe pse kërkohet nga Inter.

Ish futbollisti i Interit konsiderohej si kandidati kryesor për të zëvendësuar Leonardon, i cili është në prag të largimit nga posti i trajnerit të gjigantit milanez.

Por, strategu serb ka insistuar se është shumë i lumtur në Firencë.

“Kam dashur të ftoj këtë konferencë për shtyp për të ritheksuar dëshirën time të mbetem në Firencë. Interi më ka kontaktuar, por kam njoftuar drejtuesit e Fiorentinës se dua të mbetem në Firence për shumë sezone tjera”, tha Mihajlovic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›