E Shtunë, 31 Tetor 2026

Young, drejt Man Utd

Nga Express më 23 qershor 2011 në ora 18:45

Mesfushori i Aston Villas, Ashley Young është në prag të finalizimit të transferimit në Manchester United. BBC Sport ka njoftuar se reprezentuesi anglez është shumë pranë kalimit në Old Trafford për 17 milionë funte.

Manchester United pret të zyrtarizojë transferimin e 25 vjeçarit deri në fund të kësaj jave.

Young kaloi katër vite në Villa Park pas ardhjes nga Watford, por kishte vetëm edhe një vit në kontratën e tij me klubin. Ai ka bërë 15 paraqitje për Kombëtaren e Anglisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›