E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varane, në Real Madrid

Nga Express më 23 qershor 2011 në ora 19:15

Presidenti i Lensit, Gervais Martel, ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Raphael Varane do t’i bashkohet Real Madridit.

Varane, 18 vjeç, konsiderohet si njëri prej talenteve më premtues në Evropë dhe spekulohej se kërkohet nga Manchester United. Por, tani duket se ai do të transferohet në Madrid.

“Edhe nëse Lens do të kishte qëndruar në Ligue 1, Varane do të largohej sepse është një fenomen. Ai do të luajë për Real Madridin nën drejtimin e Jose Mourinhos, me të cilin tanimë është takuar sikurse edhe me (këshilltarin e klubit) Zinedine Zidane”, tha Martel për mediet franceze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›