E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli vazhdon lobimin në Nigeri

Nga Express më 23 qershor 2011 në ora 19:01

Zëvendëskryeministri i Parë, Behgjet Pacolli po vazhdon lobimin nëpër vendet e Afrikës për njohje të reja për Kosovën.

Ai të enjten është nisur për në kryeqytetin e Republikës Federale të Nigerisë, në Abuja, ku është takuar me Bamanga Tukur, liderin e Partisë Demokratike Popullore (CON), që është partia më e madhe në vend dhe e cila qeveris aktualisht Republikën e Nigerisë.

Sipas një njoftimin të Qeverisë, Pacolli ka diskutuar me Tukur për realitetin e ri të krijuar në Kosovë, duke theksuar angazhimet e institucioneve demokratike të Kosovë për zhvillim ekonomik dhe integrim.

“Pacolli ka vlerësuar gjatë këtij takimi, se vendi ynë do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Republikës Federale të Nigerisë, duke besuar në një vendim të drejtë dhe të shpejtë të autoriteteve Nigeriane për njohje të pavarësisë së Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›