Forlan në shitje

Nga Express më 23 qershor 2011 në ora 17:21
Atletico Madrid ka njoftuar se Diego Forlan mund të kthehet në Angli, pasi e ka vënë për shitje.
Sulmuesi uruguaian ka shkëlqyer në Spanjë pas aventurës së zbehtë në Manchester United. Por, së fundi është spekuluar se mund të kthehet sërish në Premierligë.
32 vjeçari tani duket se nuk është më i nevojshëm në Vicente Calderon, ndërsa presidenti Enrique Cerezo ka thënë se zgjedhja e parë e sulmuesit është Premierliga.
“Diego do të vendosë çka ndodhë, por duket se zgjedhja e parë e tij do të jetë Anglia”, tha Cerezo.