Mihalis Haxhijanis gjen mijëra fansa në Sarandë
Koncerti
Disa mijëra fansa, përfshi edhe pushues të këtij turi në Sarandë, janë ndier me fat që kanë ndjekur koncertin “live” të këngëtarit të famshëm grek, Mihalis Haxhijanis. Me zërin e tij magjik Haxhijani elektrizoi publikun sarandjot, ndërkohë që ai, në pauzën midis interpretimeve të veta, ka falënderuar për pritjen e rezervuar në Sarandë, e cila ka qenë gati befasuese për të. Haxhijanis pothuaj gjatë gjithë kohës është shoqëruar në një radhë këngësh nga publiku i zjarrtë, njohës i mirë i repertorit të tij të sjellë në Sarandë. Në koncertin e Haxhijanis, kantautorit të ri dhe shumë të preferuar të moshës rinore, nuk kanë munguar as grekë, që jetojnë në qytetet në kufi me Sarandën.
#