E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbidozohet fituesja zemërthyese e “American Idol”

Fantasia Barrino është mbidozuar me aspirina dhe tableta për gjumë disa ditë pas akuzave të një gruaje, sipas së cilës Fantasia ia ka shkatërruar martesën. Ish ylli i “American Idol” tani gjendet në spital në gjendje stabile. Menaxheri i saj Brian Dickens ka thënë që ka qenë “shumë e prekur me akuzën e gjyqit dhe sjelljen e medieve” kur Paula Cook në dokumentet për divorc ka përmendur që ajo ka fjetur me bashkëshortin e saj, Antwaun Cook. “Mbrëmë Fantasia është hospitalizuar. Ka marrë dozë të madhe aspirinash dhe tableta për gjumë, por nuk është në rrezik për jetën. Ka qenë e dehidruar dhe shumë e rraskapitur”, tha Dickens në deklaratën për media.
Menaxheri i Fantasias poashtu ka përmendur që këngëtarja e re ka qenë në lidhje me Cook, por ajo ka supozuar që ai nuk është i lumtur në martesën e tij. Ai pohon që çifti kanë qenë në lidhje për 11 muaj, kurse Fantasia i ka besuar të dashurit të saj kur i ka thënë “që nuk është i lumtur me martesën e tij, pasi aty nuk mund ta dedikojë tërë zemrën”. Thuhet se Cook i ka thënë asaj që ai dhe bashkëshortja jetojnë ndaras që verën e kaluar. Ish ylli i “American idol” thuhet se ka qenë e thyer kur ka dëgjuar se çka shkruan në dokumentet e divorcit të Paula Cook., sepse ka kuptuar që nuk ka ditur shumë gjëra për martesën e tyre. 
Fantasia Barrino ka fituar në “American Idol” në vitin 2004 dhe shpejt do duhej të publikonte albumin e saj të tretë “Back to Me”. Këtë muaj ka pasur të caktuar promovimin e albumit të ri, por skandali me Cook e ka goditur shumë dhe është e diskutueshme nëse planet e saja do të mbesin të pandryshueshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›