Zogaj Quaj ngjarje vetem ato qe ndodhin ne dashuri
Nuk ka rendesi nese politika i merr shume kohe nese Opozita e Bashkuar ka paralajmeruar rikthimin e protestave. Ai e gjen gjithnje kohen per poezine. Ajo eshte bashkudhetarja e kahershme ne dite te mira e te keqija. Nje flete me katrore a cfaredolloj qofte do te gjendet gjithmone per te shkruar disa vargje rrembimthi. E pasketaj vjen nje vellim i ri. Miq e kolege adhurues te krijimtarise letrare te Prec Zogajt kishin mbushur dhomezen e promovimeve. Ndane me njeri-tjetrin ndjesite qe provojne sa here lexojne poezite e Zogajt dhe priten ne radhe per te marre vellimin e firmosur nga ai. Ishin nder ta
shkrimtare e njerez te medias si Besnik Mustafaj Zija ela e Diana uli Remzi Lani Ylli Rakipi etj. Me shaka botuesja Irena Toci i kerkoi te jape llogari nje per nje per vargjet dhe per titullin intrigues. Por sic ndodh rendom ndjesite qe vijne ne momentin parak te shkrimit te nje vargu eshte shume e veshtire per ti rrefyer dhe ndare me te tjeret pervecse ne formen e poezise. Kjo ishte edhe arsyeja pse poeti i ftoi te pranishmit ta lexonin librin ne vetmine qetesuese dhe jo ne zagushine dhe zallamahine e panairit me qellim qe te kuptonin ndjesite e poetit. Ndersa sa per titullin Zogaj e ka nje pergjigje. Titulli eshte nje provokim i qellimshem. Me kete titull kam vendosur si poet te bej nje klasifikim ngjarjesh. Kushdo e ben nje te tille aq me teper ne Shqiperi ku prodhohen edhe lajme historike cdo jave. Dhe ne kete inflacion ngjarjesh duke ndjekur dhe nje linje te hershme klasifikoj si ngjarje vetem ato qe ndodhin ne fushen e dashurise u shpreh Zogaj. Dhe ne te vertete eshte nje liber ku ka shume dashuri por edhe vdekje. Teresisht e pashmangshme por e pritshme. E ndersa pret vdekjen ne radhe si mijera te tjere nuk ndodh asgje me me rendesi se dashuria. Por edhe aty ku ka vdekje ka dashuri me shumice. Ne rreth 70 poezi te ketij vellimi ka shume dashuri jo vetem per gruan por edhe per nenen per vajzen por edhe per miqte qe nuk jetojne me si piktori Ilia Xhokaxhi shkrimtari Teodor Keko etj.
Per Remzi Lanin ky vellim me poezi ku nderthuren me njera-tjetren dashuria vdekja e malli eshte deshmi e pjekurise jo vetem ne krijimtarine e Zogajt por edhe ne ate qe shkruhet ne pergjithesi ne Shqiperi. Shkrimtari Zija ela solli disa kujtime qysh nga koha kur Zogaj botonte poezite e tij ne gazeten Drita. Teksa thote se pavaresisht ndarjeve qe sjell jeta nuk eshte ndare kurre nga poezia e Zogajt ela i krahason krijimet e Prec Zogajt me nje flake pa tym te zi pa bloze. Duket sikur nuk ka tym fare por kur e lexon ate sheh se ka nje tym te bardhe qe shperndahet si temjan u shpreh ela teksa renditi menyrat e shfaqjes here ne trajten e nje gruaje here te vendlindjes te peizazheve te bukura. Madje ne poezite e tij edhe vdekja eshte bukur dhimbja po ashtu. Nje trajte vezulluese qe e tejkalon fjalorin e zakonshem te poezise. Vec vellimit Nuk ndodh asgje vec dashurise Prec Zogaj ka botuar vellimet me poezi Emrat tuaj 1985 E pakryer 1987 A thua do te vish duke qeshur 1989 Qielli i gjithkujt 1990 Kembesor ne qiell 1994 Pas eres se re 2004. Poezite e tij jane perkthyer ne disa gjuhe te botes si ne frengjisht italisht anglisht spanjisht etj. Gjithashtu numeron edhe te tjere libra ne proze. shte fitues i disa cmimeve kombetare si Penda e argjendte apo Lasgush Poradeci.
Libri
Titulli
Nuk ndodh asgje
vec dashurise
Autori
Prec Zogaj
Shtepia botuese Toena
Gjinia
Poezi
Nr. i faqeve
119
mimi
500 leke
ALMA MILE