Nderrimi i viteve, feste si para 25 viteve Sonila Isaku
Festa e fundvitit eshte familjare dhe kete pjese nuk mund ta zevendesoje askush tjeter nga te njohurit te cilet i has cdo moment te jetes. Ky eshte mesazhi qe japin personazhet te cilet per “Koha Jone” kane treguar destinacionet dhe menyren e festimit te nates se nderrimit te viteve. Me gatime tradicionale, mes ambienteve me ngjyra shume, fishekzjarreve, embelsirave apo dhe daljeve ne oret e vona te nates keto jane detaje te perbashket qe i perjeton cdokush, por menyra e festimit mbetet individuale dhe familjare per cdo kend.
Te festosh me familjen
Dilema e nje vajze te sapomartuar, kete vit ka qene te festoje ne restorant, apo te festoje ne shtepine e prinderve te saj, apo te bashkeshortit, apo ne shtepine e vet. E ndersa e pyesim 26 vjecaren nga Tirana, Elira Minxhozi, na tregon per “Koha Jone” se per te festimi i ketij fundviti, ka qene nje obligim me vete per vete faktin se eshte viti i pare i marteses, por edhe viti i pare kur eshte larguar nga familja si ajo ashtu edhe bashkeshorti i saj. “Per mua ky vit, duket se ka qene nder me te veshtiret per te vendosur se ku do te festoj. Ajo qe me terhiqte me shume ishte shtepia ime, por e njejta gje ishte edhe per shtepine e prinderve te mi, apo prinderve te bashkeshortit tim. Ne nje moment vendosa te festoj jashte ne ndonje prej restoranteve, por kjo tashme ka ngelur vetem pas ores 12 te mesnates se nderrimeve te viteve”, thote 26 vjecarja. Nderkohe, qe tashme mbas gjithe ketyre dilemave dhe mundesive te pafundme te zgjedhjes, per te kaluar festen e nderrimit te viteve, cifti i ri ka vendosur qe te festoje ne nje menyre krejt te vecante ashtu sikurse festohej 25 vite me pare, ku shume familje mblidheshin bashke. Do te jene prinderit e te dy te rinjve, te cilet do te jene te ftuar ne banesen e saj te re. “E ndersa kishim disa mundesi zgjedhjeje, ajo qe vendosa ishte qe shtepia ime e re, te ishte plot me njerez. Keshtu qe si prinderit e mi, ashtu edhe te bashkeshortit, te festojne se bashku me mua”, nenvizon Elira. Nderkohe qe kjo feste, e cila duket si disa vite me pare, per te do te kete edhe ngjyrat e modernes ku te rinjte kane zgjedhur qe pas ores 12 te nates, do te zgjedhin baret dhe lokalet e Tiranes per te festuar.
Kur viti i ri te gjen mes bores
E ndersa, shumica e familjeve kane zgjedhur nje feste tradicionale, te tjere kane zgjedhur qe te festojne jashte vendit. Keshtu Ejona Mediu, nje tjeter personazh tregon per gazeten “Koha Jone”, se kete fundviti ajo ka zgjedhur ta kaloje ne vende ku nuk mungon bardhesia e bores. Per te, pika turistike e Mavroves eshte desitnacioni i dates 31 dhjetor. “Vitin e kaluar duke qene se djali im ka qene teper i vogel, nuk pata mundesi te leviz dhe te festoj. Keshtu kete vit do te doja ta shijoja ne maksimum, ku te mos mungonin gatimet tradicionale te Ballkanit, bora por edhe kenaqesite e tjera, qe te falin resortet dhe hotelet ne vendet malore”, nenvizon Ejona. Por darka e ndryshimit te viteve, ka me shume kuptim kur ajo ndryshon nga rutina e festave te zakonshme familjare apo fetare, pasi eshte nje feste, qe festohet nga te gjithe dhe mundesite e argetimit jane kudo. Por pavaresisht ketyre zgjedhjeve, te cilat ne fund te fundit jane personale, ajo qe urojme per te dy personazhet e “Koha Jone”, eshte qe ky vit te jete i mbare, ku problemet ne familjet e tyre, por edhe gjithe shqiptareve, te jene sa me te pakta.