E Diel, 1 Nëntor 2026

Nderrimi i viteve, keshillat qe ju mbajne larg urgjences dhe mjekeve Sonila Isaku

Nata e nderrimit te viteve, per mjeket e sherbimit te Urgjences ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza”, do te thote nje mbingarkese me pune per shkak te rasteve, qe paraqiten per te kerkuar ndihme mjekesore. Shefi i Urgjences Kirurgjikale, Ylli Zicishti pohon per “Koha Jone”, se numri me i madh i rasteve, eshte pas ores 24.00 kur fillon edhe levizja e njerezve apo kur kane kaluar disa ore festime. Sipas tij, e rendesishme eshte te behet kujdes me alkoolin, konsumimin e ushqimeve ne mase dhe ato te jene te fresketa, por edhe fishekzjarreve ne ambientet e jashtme, ashtu edhe me automjetet. Ne nje interviste per “Koha Jone”, mjeku i njohur jep te gjitha keshillat e nevojshme.

Gjate nates se nderrimit te viteve, ne urgjencen e spitalit paraqiten nje sere rastesh, kjo nga pervoja e viteve te meparshme, cilat jane arsyet qe pacientet vijne tek ju?

Eshte e vertete qe cdo vit ne kemi raste te pacienteve, te cilet shkak te “semundjes’ se tyre, kane festen e fundvitit. Pergjithesisht paraqiten ne urgjencat tona me probleme te dhimbjeve te barkut, te vjella dhe keto per shkak te mbingopjes me ushqim, ose per shkak te konsumit te larte te alkoolit. Por arsye te tjera jane edhe djegiet per shkak te fishekzjarreve, ose edhe te traumave te ndryshme nga ndonje aksident i vogel, qe mund te kete ndodhur. Ne rastet kur aksidentet jane te permasave te medha, shkojne ne Spitalin Ushtarak, por ne rastet e tjera edhe tek ne. Por ajo qe une dua te theksoj, eshte se gjate festave, ne radhe te pare, vemendja duhet te shkoje te pijet alkoolike. Naten e pare te festave, kane ndodhur helmime nga rakia, vera, birra. Ne keto raste nuk perfshihen vetem ata qe abuzojne gjithmone me alkoolin, por edhe ata qe kerkojne te konsumojne alkool vetem ate dite. Ata konsumojne alkool gjate nates dhe te nesermen fillojne helmimet ushqimore.

Cilat jane ushqimet ku duhet te kemi kujdes?

Problematike jane edhe ushqimet blegtorale, si mishi me nenproduktet e tij, veza, te cilat gatuhen disa ore para se te konsumohen. Kur mishi ftohet, mbetet gjithmone i ekspozuar ndaj baktereve dhe kur bashkohet me produktet e tjera qe kane te njejten gje, situata behet me problematike dhe familjaret jane te predispozuar per t’u toksikuar. Aq me teper, qe shumica e ushqimeve qe mbeten nga nata e Vitit te Ri, konsumohen edhe ne ditet ne vazhdim, pasi askush nuk mund t’i hedhe poshte. Por si mund te shmanget kjo? Mishi edhe pse mund te jete gatuar me pare, duhet qe te ruhet ne ambient te pershtatshem dhe ne temperaturen e duhur. Shumica e njerezve, e neglizhojne kete fakt duke menduar se eshte dimer dhe temperaturat jane te uleta. Por harrojne, qe e lene ne ambient te ngrohte per te qene ne temperaturen e duhur per te konsumuar. Mishi i ndenjur i gatuar para 2 ditesh dhe qe nuk eshte i ruajtur ne kushtet e duhura, shkakton rritjen e baktereve qe behen shkaktare per toksiko-infeksione.

Cilat jane problemet e para, qe shfaqin pacientet dhe kur duhet te drejtohen tek mjeku?

Simptomat e para jepen me dhimbje barku, te vjella apo diarre. Ne rast se problemet kapen ne kohe nuk eshte e nevojshme qe te shkohet patjeter ne urgjence. Trajtimi mund te behet edhe ne shtepi. Nese personi ndjen simptomat e siperpermendura dhe ka te vjella, ka toksikim, atehere duhet qe te beje lavazh te stomakut, per te nxjerre ushqimin. Pra, duhet bere hidrimi nga goja. Ata duhet te marrin medikamente, qe mundesojne lavazhe te stomakut, ose menjehere te paraqiten tek mjeku. Me pas mund te konsumohet supe per te mos renduar stomakun. Trisoli perdoret edhe per femijet ne formen e serumit, qe merret nga goja, duke i dhene dy luge. Si per te rriturit, ashtu edhe per femijet emergjente eshte nderhyrja per lavash ,qe te dalin jashte ushqimet, te cilat shkaktojne toksikimin, ende pa u thithur nga zorret. Ne rast se personi ka dobesim te pulsit, atehere eshte e nevojshme ndihma ne spital. Ne rast se nuk ka toksikim, por mbingopje, tek femijet kemi shfaqjen e te vjellave, ndersa te rriturit kur jane te pire, nuk e kuptojne dot veten se nga u vjen.

Njerezve u ndodh ta humbnin kontrollin ne keto darka. Cfare keshilloni?

Nuk mund te them dot se sa duhet te hame, se kjo eshte individuale per cdo njeri. Varet nga organizmi qe ka njeri apo tjetri. Nje person qe punon gjate, nuk e ka problem konsumimin e tepert te ushqimit, ndersa dikush qe ka ndenjur pasiv, nuk e perballon dot konsumimin. Mund te them qe duhet te hane gjithmone e me pak sasi dhe me pak yndyra te semuret me zemer, diabet, hipertension. Keta duhet te perdorin ne mase te vogel produktet ushqimore te mishit dhe te sigurohen qe jane gatuar se fundmi. Megjithese eshte feste, ata duhet te perdorin kosin, dhallin, frutat. Mbi te gjitha, duhet bere kujdes me alkoolin, sidomos nga ata, qe vuajne nga semundje kronike. Te shmanget perzierja e pijeve, sa te pijet me gaz, te vera, rakia, apo birra, gje qe con ne dehje me te shpejte. Meqe kerkon masen, po them se ata qe nuk jane mesuar te konsumojne alkool, ate nate duhet te konsumojne deri ne 100 gram.

A jane marre masat nga institucioni juaj dhe si do te funksionoje puna gjate festave te fundvitit?

Ajo qe ne garantojme, eshte sherbimi pergjate 24 oreve, ku mjeket do te jene ne gatishmeri, sipas nje grafiku te percaktuar. Keshtu, ne daten 31 dhjetor 1 dhe 2 janar do te jene mjeket roje, te cilet do te jene ne gatishmeri. Nderkohe qe mjeke te tjere ne sherbimin on-call, do te jene po ne gatishmeri ne rast se do te kete nje numer te larte te urgjencave dhe qe nuk mund te perballohet nga nje ekip i vetem, i cili perbehet nga 3 mjeke dhe 5 infermiere. Po keshtu ne kemi marre masat edhe me sherbimin e farmacise, si dhe sherbimet e tjera per konsulta te nevojshme nese do te kete per pacientet, qe do te paraqiten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›