Ribery në shitje, Juventus interesohet
Shoqëria do të bëjë të pamundurën për të mbajtur Frank Ribery por nëse ai dëshiron të largohet edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2011 është i lirë ta bëjë. Franz Bekenbauer i intervistuar nga francezja Premiere i jep dritën jeshile një shitje të mundshme të mesfushorit francez.Disa nga ekipet më të interesuara për lojtarin e kombëtares franceze janë edhe ekipet italiane Juventus ,Milan dhe Inter. Klubet nuk mund të mbajnë lojatarë kundër dëshirës së tyre ka shpjeguar Bekenbauer në fund fitojnë gjithmonë ata. Pastaj është edhe normale që lojtarë të tillë të luajnë në klube prestigjoze. Në këtë pikë mund të hidhet menjëherë në sulm Juventusi që po kërkon në merkato një lojtar që të mund të zëvendësojë çekun Pavël Nedved. Dhe ish mesfushori i Olimpikut të Marsejës ka qënë gjithmonë një nga kandidatët për atë post bashkë me brazilianin e Verder Bremen Diego dhe spanjollin e Valencias David Villa.Kështu dalja hapur e Bayernit të Mynihut mund të japë jetë një operacioni të rëndësishëm merkatoje që mund të realizohet në sezonin e ardhshëm. Ribery kërkohet edhe nga klubet Spanjolle Reali dhe Barca të cilat tashmë ndodhen në luftë me skuadrat italiane Juventus,Milan dhe Inter për të marrë shërbimet e Ribery.