Murinjo mendon për derbin
Pas fitores ndaj Lecces me rezultatin e pastër 3-0 Interin e Murinjos e prêt një tjetër sfidë e rëndësishme derbi I së dielës ndaj Milnit ku zikaltërit do të kërkojn ëtë marrin hak.Luzitani Murinjo po vlerson se cili është Interi më i mirë për të luajtur në derbin e së dielës. Dy janë alternativat apo skemat e portugezit të Interit.E para është ajo e rombit me argjentinasin Kambiaso përpara mbrojtjes dhe Stankovic mbrapa sulmuesve Ibrahimovic dhe Adriano i cili do të rikthehet pas skualifikimit.Ndërsa skema e dytë që mund të përdorë portugezi është ajo që fitoi në Lecce me dy gjysmësulmues Stankovic dhe një midis Luis Figos dhe Amantino Mancinit dhe një lojtar të vetëm në sulm natyrisht suedezin Zlatan Ibrahimovic.Në mbrojtje ka dyshime dhe balotazhe midis rumunit Christian Chivu dhe të riut Santon për krahun e majtë dhe midis Ivan Ramiro Kordoba dhe Valter Samuel në qëndër.Për derbin ka folur edhe Materazzi i cili është shprehur se ka dëshirë që të luajë në derbi sit ë ishte një finale.Tani luaj çdo ndeshje me Interin sit ë ishte e fundit ashtu siç ka thënë edhe Stankovic sit ë ishte një finale. Nëse fitojmë do të shkëputemi dhe kjo na jep një motiv më shumë për të kërkuar vetëm tre pikët përfundon Materazzi.